NLB Banka

IT Auditor në Sektorin e Auditimit të brendshëm

	 	 

NLB.NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, RISHPALL

KONKURS

Për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:

  • IT Auditor në Sektorin e Auditimit të brendshëm (një vend pune).

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e teknologjisë informative, të ekonomisë ose fusha tjera;
  • Obligohet së paku 3 vite përvojë punë në banka apo në institucione tjera financiare;
  • Njohuri nga teknologji informative (qeverisja në IT, menaxhimi i IT-së, monitorimi i IT-së, Sistemi i menaxhimit të sistemeve informative dhe komunikimit- COBIT);
  • Zhvillimi i sistemeve informative;
  • Sistemi i menaxhimit të sigurisë së informative;
  • Menaxhimi i të dhënave;
  • Vazhdimësia e biznesit dhe IT-së;
  • PC pajisje standarde dhe te specializuara;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Të kryejë auditime të fushës së Teknologjisë Informative (TI-së), si një pjesë thelbësore e auditimeve të proceseve/ funksioneve të biznesit. Po ashtu, të kryejë edhe auditime të pavarura të proceseve të TI dhe / ose burimeve individuale të TI-së. Në këtë proces, ndiqet praktika e mirë e metodologjisë CobiT (COBIT 4.1, COBIT 5, COBIT 2019);
  • Të kryejë auditime bazuar në kërkesën e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)- Teknologjia e Informacionit për Bankat, Udhëzimet EBA dhe Standardet BCBS (Basel Committee on Banking Supervision) apo edhe standard tjera të praktikave të mira, si p.sh ISO, NIST, FFIEC. Pastaj, si lider i auditimit përgjegjësitë janë si mëposhtëm:
    • Monitorimi i fushës së auditimit për të cilën janë përgjegjës;
    • Identifikim i rregullt dhe vlerësim i risqeve në këtë fushë;
    • Menaxhimi i auditimit për fushën të cilën janë të specializuar dhe e cila auditohet;
    • Takime me të audituarit;
    • Zgjidhja e problemeve kryesore gjatë auditimit në nivel të menaxhmentit të Bankës,
    • Hartimi i planit të auditimit;
    • Përgatitja e planit dhe programit të auditimit të caktuar nga udhëheqësi;
    • Përgjegjësia e dokumentimit të punës së auditimit në harmoni me Manualin në fuqi;
    • Informimi i rregullt i udhëheqësit për auditimet në proces dhe nivelin e menaxhimit të rreziqeve kryesore dhe funksionimin e kontrolleve ë brendshme në fushën e audituar;
    • Udhëzimi dhe monitorimi i auditorëve në ekip (nëse duhet);
    • Përgatitja e raportit të auditimit;
    • Monitorimi i implementimit të rekomandimeve;
    • Informimi, trajnimi dhe orientimi i auditorëve gjatë auditimeve kur duhet;
    • Raportimi i rregullt për progresin dhe gjetjet e auditimeve në përgjegjësi;
    • Regjistrimi i rregullt (javor) i kohës së shpenzuar sipas aktiviteteve.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com , deri më datën 12 prill 2021. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe një letër motivimi.

Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 12 prill 2021 mund të refuzohet. Për shkak të numrit të madh të kërkesave që mund të jenë, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 4532
Kategoria Auditim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC