Devolli Corporation

Dizajner/e grafik/e

	 	 

“Devolli Corporation” me seli në Pejë shpall konkurs për:

                                    Dizajner/e grafik/e (1)

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Kualifikim Universitar (Marketing, Dizajn Grafik apo të ngjashme);
  • Njohuri për programet e dizajnit (Adobe Photoshop, Illustrator ose CorelDraw etj.);
  • Përvojë pune në fusha të ngjashme;
  • Njohuri për rrjetet sociale;
  • Te jetë i gatshëm te punoj me afate te caktuara;
  • Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
  •  I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze.


Përgjegjësitë Kryesore:

  • Krijimi i dizajneve për aktivitete të ndryshme të marketingut (broshurave, fletushkave, posterëve) në përputhje me mesazhin e ofertës (kampanjës) si dhe çdo element që lidhet me identitetin vizual të kompanisë;
  • Propozimi i ideve të reja kreative të promovimit të produkteve të cilat i ofron kompania;
  • Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
  • Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e projekteve; 
  • Të punojë në ekip me departamentin e marketingut dhe departamentet tjera përkatëse;
  • Kuptim bazik ne menaxhimin e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn);
  • Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Vërejtje : Vendi i punës: Pejë, në “Devolli Corporation”.

Procedura e aplikimit:  

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, bashkëngjitni CV-në tuaj dhe dergoni në email: marketing@devollicorporation.com . Pas seleksionimit të dokumentacionit, do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 12 Prill 2021.

Shikime 2474
Kategoria Art & Dizajn
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC