Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:
Menaxher i Burimeve Njerëzore (1 Pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Drejton procedurat bazë të RNJ tö ndërmarrjes për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
- Drejton politikat e RNJ duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve apo me Zyrat Qendrore me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
- Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të RNJ.
- Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit.
- Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës Për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të ndërmarrjes në përputhje me Kodin e Punës dhe ligjeve të tjera të zbatueshme.
- Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentet e kërkuara.
- Ndjek procesin me plotësimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme për çdo punonjës në ndërmarrje që të përdorë në pozicionin e tij të punës.
- Përgatit borderonë e punonjësve dhe listpagesen e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Mban marrëdhëniet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj.;
- Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim të punonjësit te ndërmarrjes;
- Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e talenteve dhe praktikave të vlefshme për ndërmarrjen
- Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e departamenteve me qëllimi përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të ndërmarrjes;
- Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit.
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
- Shkollimi Universitar Juridik, Ekonomik (Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale),
- Së paku tre (3) vite përvojë pune;
- Kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
- Njohuri të avancuara në legjislacionin në fuqi;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional,
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com
Afati për aplikim deri me datë: 12.04.2021
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
