ECOINN

Konsulent/e në Departamentin e Shitjeve (40 pozita të lira pune)

	 	 

KOMPANIA "ECOINN" SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë në vitin 2020 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e fundit elektronike. "ECOINN" SH.P.K. është Distributor i brendeve më të njohura ndërkombëtare si THERMO STAR , MEDICLEAN TEC DHE R2 PREMIUM.

Kompania: "ECOINN"SH.P.K. shpall konkurs në të gjitha qytetet e Kosovës për:

KONSULENT/E në Departamentin e Shitjeve (40 pozita të lira pune)

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Të ketë përfunduar së paku shkollimin e mesëm - e preferueshme
  • Patent shoferi kategoria "B" -e preferueshme
  • Posedim veture personale apo familjare -e preferueshme
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione të ngjajshme– e preferueshme
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
  • Aftësi për të përballuar punë nën presion

Detyrat dhe Pergjegjësitë:

  • Njeh mirë gamën e produkteve që trajton kompania, qëllimin e përdorimit dhe funksionet e tyre, si dhe përdor saktë terminologjinë për këto produkte.
  • Njeh procedurat mbi ofertimin dhe kushtet e garancisë për produktet.
  • Shfaq raporte shumë të mira bashkëpunimi me kolegët dhe eprorin.
  • Krijon raporte afatgjatë bashkëpunimi me klientët.
  • Jep konsulencë mbi kërkesa të thjeshta që ka klienti.

Ndihmon në procesin e negociimit, nënshkrimit dhe protokollimit të kontratës (pikë kontakti me klientin, ndjekje e firmosjes nga punonjësit dhe palët e përfshira në proces, dorëzim në protokoll) sipas Rregullores.

Zbaton me korrektësinë më të madhe kërkesat për blerje ose kontratat e lidhura për lëvrim produktesh dhe shërbimesh me klientin.

Organizon dhe kryen të gjitha proceset e nevojshme si detajim kontrate, porositje dhe rezervim të produkteve, faturim dhe lëvrim, sigurim dokumentacioni, trajnime, etj.

Dorëzon në arkivë elektronike dhe fizike dosjen e kontratës menjëherë pas përfundimit.

Kryen procesin e faturimit ndaj klientëve

Si dhe detyra të tjera të cilat i përcaktohen dhe lidhen me pozitën përkatëse.

Kompania ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: e Hënë – e Shtunë (40 orë në javë).
  • Pagë konkurruese në treg mbi mesataren .
  • Të gjitha pushimet bazuar në Ligjet përkatëse.
  • Mbulimin e shpenzimeve të transportit Kompani - Klient/e - Kompani .
  • Mundësi për trajnime dhe zhvillim profesion.
  • Udhëtime seminarike mbrenda dhe jashtë vendit.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: ecoinnkosovo@gmail.com.
Ose kontaktoni ne kta nr.telefoni
045/900045 apo 049/945555
cdo dite pune nga 10:00 deri 15:00.
Konkursi ngelet i hapur deri më .01.05.2021.

Shikime 4561
Kategoria Shitje
Skadon 12 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC