ITD Prishtinë

Asistent/e në Departamentin e Shitjeve

	 	 

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjioze globale

Kompania: ITD Prishtinë Sh.P.K. shpall konkurs për:

Asistent /e në Departamentin e Shitjeve

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta - e preferueshme
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione analoge – e preferueshme
  • Njohuri shumë të mira rrethë programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
  • Aftësi për të përballuar punë nën presion

Detyrat dhe Pergjegjësitë

  • Njeh shumë mirë strukturën e kompanisë dhe funksionet e çdo posti pune.
  • Njeh në një masë të pëlqyeshme kartelat e produkteve / shërbimeve.
  • Njeh mirë gamën e produkteve që trajton kompania, qëllimin e përdorimit dhe funksionet e tyre, si dhe përdor saktë terminologjinë për këto produkte.
  • Përgatitë oferta sipas marzhit / udhëzimeve të përcaktuara nga SM.
  • Njeh procedurat mbi ofertimin dhe kushtet e garancisë për produktet.
  • Shfaq raporte shumë të mira bashkëpunimi me kolegët dhe eprorin.
  • Krijon raporte afatgjatë bashkëpunimi me klientët.
  • Jep konsulencë mbi kërkesa të thjeshta që ka klienti
  • Ndihmon në procesin e negociimit, nënshkrimit dhe protokollimit të kontratës (pikë kontakti me klientin, ndjekje e firmosjes nga punonjësit dhe palët e përfshira në proces, dorëzim në protokoll) sipas Rregullores.
  • Zbaton me korrektësinë më të madhe kërkesat për blerje ose kontratat e lidhura për lëvrim produktesh dhe shërbimesh me klientin.
  • Organizon dhe kryen të gjitha proceset e nevojshme si detajim kontrate, porositje dhe rezervim të produkteve, faturim dhe lëvrim, sigurim dokumentacioni, instalime, trajnime, etj.
  • Dorëzon në arkivë elektronike dhe fizike dosjen e kontratës menjëherë pas përfundimit.
  • Kryen procesin e faturimit ndaj klientëve
  • Si dhe detyra të tjera të cilat i përcaktohen dhe lidhen me pozitën përkatëse.

Kompania ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë).
  • Pagë konkurruese në treg.
  • Të gjitha pushimet bazuar në Ligjet përkatëse.
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani.
  • Mundësi për trajnime dhe zhvillim profesion.

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com.

Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt!

Konkursi ngelet i hapur deri më 29.04.2021

Shikime 3198
Kategoria Shitje
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC