Appk

Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane për nivelet A1 – B2

	 	 

Jemi Organizatë e specializuar për përkrahjen e Integrimit ekonomik/punësimit të individit si në Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovës, me theks të veçantë në Gjermani.

Njëra prej parakushteve tejet të rëndësishme të këtij integrimi është mësimi i gjuhës Gjermane, me qëllim të arritjes së synimit të shkuarjes në Gjermani për Bashkim Familjar me partnerët përkatës në Gjermani, Shkollim dhe Aftësim Profesional (Ausbildung), Punësim Sezonal të studentëve, Studim, apo edhe Punësim të Drejtpërdrejtë.

Me qëllim të mësuarit sa më të mirë të gjuhës Gjermane, organizata APPK kërkon mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane.

Prandaj nëse Ju:

  • Jeni të kualifikuar si mësimdhënës/e i/e gjuhës Gjermane
  • Posedoni përvojë për mësimdhënie/trajnime me të rritur, së paku tri vite
  • Jeni të interesuar  të punoni me punë honorari (kontratë mbi vepër)
  • Jeni fleksibil në aspektin e angazhimeve kohore

Atëherë, ju inkurajojmë të konkurroni për

Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane për nivelet
A1 – B2

Ne ju ofrojmë:

  • Kushte të shkëlqyeshme të punës
  • Ambient shumë të mirë të punës në aspektin profesional, njerëzor dhe infrastrukturor
  • Pagesë të niveleve të larta për rrethanat Kosovare

Dokumentet e Juaja të konkurrimit (CV , letrën motivuese, të dyja në gjuhën Gjermane), si dhe dokumentet tjera shtesë, diploma, referenca, i dorëzoni në APPK, përmes e-mailit në  info@appk.org deri me datën 30.04.2021

Ju mirëpresim:
Stafi  i APPK-së

Shikime 1409
Kategoria Edukim
Skadon 11 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC