Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)

Zyrtar për çështje administrative

	 	 

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli: Zyrtar për çështje administrative 1(një) pozitë

Nr. i referencës: NPB/DMI/04.4

Niveli pagës: 6

Lloji i Pozitës: Zyrtar për çështje administrative

Orët e Punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar (12 Muaj me mundësi vazhdimi, përvoja provuese 6 muaj)

Vendi i punës: Rr.Xhevdet Doda nr.32, Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit Juridik dhe Menaxherit për Mbështetje të Brendshme

Detyrat e përgjithshme:

  1. Të ofrojë përkrahje administrative dhe teknike për stafin profesional dhe drejtues të Divizionit Juridik dhe Departamentit për Mbështetje të Brendshme në fushat kryesore të punës;
  2. Të jap mbështetjen e tërësishme administrative për Udhëheqsin e Divizionit Juridik dhe Menaxherin e Departamentit për Mbështetje të Brendshme;
  3. Është përgjegjës për afatet dhe saktësinë e punës së vet;
  4. Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare si padive mandatore, kontesteve si dhe përmbarimeve etj. dhe të njejtat i klasifikon, me theks të veçantë mban evidencat e seancave gjyqësore dhe i njofton vazhdimisht përfaqësuesit ligjor në lidhje me këto seanca dhe afatet e mbajtjes;
  5. Dërgimi i shkresave të ndryshme në Gjykatë dhe institucione të tjera që ndërlidhen me punën e Divizionit Juridik;
  6. Lëndët e përfunduara i arkivon dhe të njejtat i evidenton në librin e evidentimeve;
  7. Kohë pas kohe merret në menyrë të pavarur me çështje që nuk janë paraparë në udhëzime të punës, por janë të ndërlidhura me nevojat e Ndërmarrjes;
  8. Interpreton informata, jep udhëzime, dhe përcjell informata tek të tjerët;
  9. Mirëmban regjistrin e akteve të NPB-së;
  10. Përkujdeset për tërë korrespondencën e shkruar dhe telefonike të Udhëheqësit të Divizionit Juridik;
  11. Bën procesimin dhe përgatitjen e statistikave e të dhënave mbi shkresat e dërguara dhe pranuara në në fushëveprimin e Divizionit Juridik;
  12. Përgatit takime për nevoja të Udhëheqësit të Divizionit Juridik dhe Menaxherit të Departamentit për Mbështetje të Brendshme, merr pjesë në këto takime dhe mban procesverbale;
  13. Administrimi i zyrës;
  14. Për më tepër kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Udhëheqsi i Divizionit Juridik apo Menaxheri i Departamentit për Mbështetje të Brendshmë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të NPB-së.

Kualifikimet:

  • Së paku shkollimi i mesëm;
  • Së paku 1 vit përvojë pune administrative në istitucione publike.

Aftësitë:

  • Njohuri në përpilimin e shkresave, vendimeve për Divizionin Juridik dhe institucionet tjera, në veçanti për institucionet publike dhe ato gjyësor;
  • Njohuri esenciale për përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office dhe Internetit;
  • Aftësi organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë

Kualifikimet tjera:

  • Trajnime profesionale gjatë karrierës;
  • Praktikë në administrim Biznesi;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze dhe gjuhës serbe.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur;

  • CV/Resume;
  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshmitë për kualifikimin shkollor;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën nën hetime;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 30.03.2021 deri më 13.04.2021.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel.: 038 553 311.

Shikime 2273
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC