Farmasi kërkon të punësojë Menaxher Shitjesh për Kosovën (Femer/Mashkull).
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe përmirësimi I shitjeve në rajonin e Kosovës;
- Rekrutimi dhe zhvillimi I Lidershipit;
- Komunikimi, këshillimi, dhe monitorimi I anëtarëve dhe zgjerimi I network-ut;
- Motivimi I ekipit të shitjeve;
- Organizimi I aktiviteteve te marketingut dhe promocioneve;
- Menaxhimi dhe trajnimi I ekipit të shitjeve;
- Arritja e targetit të shitjeve;
- Monitorimi dhe matja e aktivitetit te shitjeve.
Kriteret për kandidatët:
- Te kete mbaruar shkollën e lartë;
- Njohuri mbi veprimtaritë komerciale, organizimit dhe metodës së punës në network marketing (Shitje Direkte / MLM);
- Njohuri kompjuterike ekselente (Microsoft Office);
- Vetëbesim, pasion dhe entuziazëm si dhe një qasje sipërmarrëse në punë;
- Aftësi vetë organizuese dhe të punojë nën ngarkese;
- Dëshirë për të punuar në terren;
- Të dijë të punojë në grup;
- Aftësi ekselente komunikuese dhe organizuese;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese të grupeve;
- Të ketë patentë shoferi – kategoria B;
- Njohuri të gjuhës Boshnjake (e detyrueshme), njohuri te gjuhës Angleze perben perparësi.
Profili personal:
Ambicie në punën e tyre dhe përcaktimin e planeve, përkushtim ndaj punës dhe kompanisë, thjeshtësia në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, në komunikimin me partnerët e biznesit dhe kolegët. Aftësia për të marrë vendime, dhe identifikuar përparësitë. Qasja analitike dhe proaktive.
Eksperiencat e mëparshme të punës:
- Përvoja shumë vjeçare e punës në pozicione të njëjta ose të ngjashme në shitjet direkte në kompanitë MLM është përparësi.
Benefitet:
- Rrogë fikse + bonuse mujore;
- Makinë e kompanisë 24/7;
- Pagesë e kostove të karburantit, prezantimeve dhe kostove të tjera;
- Orari I punës fleksibël sipas nevojave të biznesit;
- Trajnime profesionale;
- Mundësi zhvillimi;
- Edukime.
Kandidatët (F/M) e interesuar mund të aplikojnë deri më datë 30 Prill 2021, duke dërguar CV e tyre në adresën hr@farmasi.com.al dhe të vendosin në subjektin e emailit titullin MENAXHER SHITJESH KOSOVE.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë!