Chester Production është kompani e specializuar në prodhimin e përmbajtjes televizive, marrëdhënieve me publikun si dhe organizimin e eventeve.
Jemi në kërkim të gazetarëve që janë të specializuar në ekonomi për të qenë pjesë e realizimit të emisionit ´´7 ditë me Panxhën´´ që transmetohet në Klan Kosova.
Nëse jeni energjik, të motivuar dhe kërkues, aplikoni. Për ju është përgatitur një paket atraktive e punësimit.
Pozita : Gazetar/e i/e ekonomisë
Lokacioni: Prishtinë
Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi
Orari: 40 orë pune
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Siguron informata dhe të dhëna nga terreni në lidhje me temat e emisionit, sipas kërkesave të Kompanisë;
- Hulumton tema të ndryshme dhe bën përgatitjen me kohë të skenarëve për storie, debate, reportazhe dhe produkte tjera mediale;
- Përgatit reportazhe televizive, intervista, debate, ose produkte tjetra mediale si me shkrim ashtu edhe në formën vizuale;
- Prezantimi i reportazheve televizive, intervistave, debateve, ose produkteve tjera mediale në mediat sociale;
- Merr pjesë në ngjarjet që ndërlidhen me sektorin e ekonomisë, biznesit në Kosovë;
- Përgjegjës për mbarëvajtjen e para-produksionit, produksionit, post-produksionit, sipas planit javor të përcaktuar nga punëdhënësi;
- I verifikon deklaratat dhe faktet;
- Komunikon me redaktorët, producentin, gazetarët, montazherët dhe kameramanët;
- Vendos dhe mban kontakte me palët e interesit si nga sektori publik ashtu edhe privat;
- Si dhe detyra të tjera në bazë të kërkesave dhe nevojës së kompanisë;
Kriteret dhe kushtet për pranim
- Përvojë pune minimum 3 vite, preferohen kandidatët që kanë përvojë pune në sektorin e gazetarisë ekonomike;
- Kualifikimi i lartë universitar (Bachelor) është i obligueshëm, në degët Gazetari, Komunikim Masiv, Ekonomi, Biznes;
- Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe;
- Njohuri e mirë e gjuhës angleze;
- Njohuri e mirë e paketës Microsoft Office, MS Excel, Poëer point;
- Aftësi të shkathëta në komunikim me palë si dhe punën ekipore.
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni CV në chester.shpk@gmail.com deri me 15 prill 2021.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.