Chester Production

Gazetar/e i/e ekonomisë (1 vit përvojë pune)

	 	 

Chester Production është kompani e specializuar në prodhimin e përmbajtjes televizive, marrëdhënieve me publikun si dhe organizimin e eventeve.

Jemi në kërkim të gazetarëve që janë të specializuar në ekonomi për të qenë pjesë e realizimit të emisionit ´´7 ditë me Panxhën´´ që transmetohet në Klan Kosova.

Nëse jeni energjik, të motivuar dhe kërkues, aplikoni.
Për ju është përgatitur një paket atraktive e punësimit.  

Pozita : Gazetar/e i/e ekonomisë

Lokacioni: Prishtinë

Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi

Orari: 40 orë pune

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Siguron informata dhe të dhëna nga terreni në lidhje me temat e emisionit, sipas kërkesave të Kompanisë;
  • Hulumton tema të ndryshme dhe bën përgatitjen me kohë te skenarëve për storie, debate, reportazhe dhe produkte tjera mediale;
  • Përgatit reportazhe televizive, intervista, debate, ose produkte tjetra mediale si me shkrim ashtu edhe në formën vizuale;
  • Prezantimi i reportazheve televizive, intervistave, debateve, ose produkteve tjera mediale në mediat sociale;
  • Merr pjesë në ngjarjet që ndërlidhen me sektorin e ekonomisë, biznesit në Kosovë;
  • Përgjegjës për mbarëvajtjen e para-produksionit, produksionit, post-produksionit, sipas planit javor të përcaktuar nga punëdhënësi;
  • I verifikon deklaratat dhe faktet;
  • Komunikon me redaktorët, producentin, gazetarët, montazherët dhe kameramanët;
  • Vendos dhe mban kontakte me palët e interesit, si nga sektori publik ashtu edhe privat;
  • Si dhe detyra të tjera në bazë të kërkesave dhe nevojës së kompanisë;

Kriteret dhe kushtet për pranim:

  • Përvojë pune minimum 1 vit, preferohen kandidatët që kanë përvoje pune në sektorin e gazetarisë ekonomike;
  • Kualifikimi i lartë universitar (Bachelor) është i obligueshëm, në degët Gazetari, Komunikim Masiv, Ekonomi, Biznes;
  • Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe;
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze;
  • Njohuri e mirë e paketës Microsoft Office, MS Excel, Power point;
  • Aftësi të shkathëta në komunikim me palë si dhe punën ekipore.

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit  tonë, dërgoni CV në chester.shpk@gmail.com deri me 15 prill 2021.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

 

Shikime 1022
Kategoria Media
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC