Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:
-
Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese
(Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë)
-
Praktikant/e
(Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë)
Përgjegjësitë kryesore:
- Të kontaktoj dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
- Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
- Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
- Të përfaqësoj kompaninë në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
- Të përgatit raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
- Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat dhe Gjykatave (Zyrtari ligjor);
- Praktikanti/ja - Në të gjitha punët e mësipërme ju ndihmon dhe i asiston zyrtarët ligjorë dhe zyrtarët për mbledhjen e kredive jo-performuese.
Kërkesat për vendin e punës:
- Zyrtari/ja ligjor/e - Diplomë universitare ose vitin e fundit në Juridik;
- Zyrtari/ja ligjor/e - Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
- Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Diplomë Universitare (E preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
- Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Eksperiencë pune apo punë praktike në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, apo të ngjashme;
- Praktikanti/ja - Të jetë në vitin e fundit apo të ketë përfunduar rishtazi studimet në Fakultetin Juridik ose Ekonomik;
- Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
- I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
- Të posedoj Patent Shofer kategorinë “B”.
Të dhënat:
Pozitat: Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese; Zyrtar Ligjor; Praktikant/e.
Vendndodhja: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës (Puna Praktike është me pagesë)
Aplikimet mbyllen: 14 prill 2021
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:
hr@credica.org
Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.