TEDES Contract Furniture

Menaxher i projekteve (me njohuri në dizajn enterieri) - Project Manager

	 	 

Kompania Oxa-Group, me seli në Ferizaj, për plotësim të nevojave të inter-kompanisë “Tedes Contract”, hap konkurs për pozitën:

Menaxher i projekteve (me njohuri në dizajn enterieri) - Project Manager                                                            

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Komunikon në vazhdimësi me klientët ekzistues dhe ata potencial për mundësitë e bashkëpunimit;
  • Kupton qartë nevojat e klientëve dhe përgatit ofertat për projekte të enterierit;
  • Viziton klientët aktual dhe ata potencial, duke realizuar matjet e nevojshme për përgatitje të projekt-propozimeve për klientët;
  • Dizajnon, renderon dhe prezanton projektet të enterierit tek klientët e kompanisë;
  • Propozon zgjidhje inovative dhe kreative për klientët e kompanisë;
  • Implementon trendet ndërkombëtare të arkitkturës në enterier, duke qenë proaktiv në përcjelljen e trendeve botërore dhe përshtatjen e tyre në punën e përditshme;
  • Përkujdeset për mbarëvajtjen e procesit të prodhimit sipas prioriteteve të projekteve;
  • Bën kontrollin e kualitetit në prodhim dhe eviton gabimet eventuale në fazën e prodhimit;
  • Kordinon aktivitetet e ndërlidhura me prodhimin e projekteve nga propozimi, dizajni, oferta, furnizimi, prodhimi dhe implementimi;
  • Përcjell në vazhdimësi punën në terren si; implementimin e projekteve tek klienti i fundit, duke asistuar në montim (kur të jetë e nevojshme), kordinimin e ekipit, kontrollin e kualitetit në zbatim të projektit dhe pranimin e “feedback”-ut gjatë procesit nga klienti.
  • Zbaton strategji të rritjes së kompanisë nëpërmjet punës konkrete dhe akuizicionit në tregje të ndryshme;
  • Mban relacionet me portfolion e klientëve ekzistues;
  • Hulumton tregjet e huaja evropiane, regjionale dhe kombëtare për akuizicion të klientëve të rinjë, B2B dhe individual.

Kushtet për aplikim / Aftësitë dhe shkathtësitë

  • Përvojë pune në dhe menaxhim të projekteve, arkitekturë dhe dizajn së paku 3 vjet.
  • Diplomë universitare në fushat relevante, arkitekturë, dizajn ose drejtime tjera relevante me përshkrimin e punës.
  • Niveli master i studimeve në fushat relevante do të konsiderohet përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze, obligative.
  • Njohja e gjuhëve të tjera, përveç anglishtes dhe gjuhës amtare, përbën përparësi.
  • Njohuri të avancuara të punës me kompjuter me theks të veçantë programeve specifike për renderim, si 3D Max, Archicad, Autocad, etj.;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë.
  • Të ketë aftësi të larta komunikimi, si në të folur ashtu dhe në të shkruar;
  • Të ketë aftësi organizative, të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë aftësi të mira koordinimi dhe punë në ekip;
  • Qasje proaktive me fokus në zgjidhje të problemit.

Çka ofron kompania:

  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi (Kandidatit më të suksesshëm kompania do të i ofroj kontratë të rregullt pune me një periudhë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajve);
  • Mundësi avancimi të mëtutjeshëm në karrierë;
  • Pagë konkurruese.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV  në adresën elektronike: hr@oxa-group.com duke cekur pozitën për të cilën aplikoni në subjekt. Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, certifikata të trajnimeve do të merret parasysh.

Afati i fundit për aplikim data 10 Prill 2020.

Shikime 1079
Kategoria Art & Dizajn
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC