TEDES Contract Furniture

Drejtor i kompanisë - CEO

	 	 

Kompania Oxa-Group, me seli në Ferizaj, për plotësim të nevojave të inter-kompanisë “Tedes Contract”, hap konkurs për pozitën:

Drejtor i kompanisë - CEO

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhon kompaninë dhe kordinon prioritetet dhe punën në prodhim përmes vartësve të tij;
  • Planifikon strategji të rritjes së kompanisë dhe jetëson strategjitë nëpërmjet punës konkrete;
  • Mban relacionet me portfolion e klientëve ekzistues;
  • Hulumton tregjet e huaja evropiane, regjionale dhe kombëtare për akuizicion të klientëve të rinjë, B2B dhe individual.
  • Kupton mirë dhe zbërthen nevojat e klientëve për enterier në oferta për zgjidhje funksionale të ambienteve të afarizimit, zyreve apo shtëpive ose banesave ku jetojnë;
  • Bën akuizicion, negocion dhe përmbyll marrëveshje të projekteve, në bashkëpunim me Menaxherin e Projekteve dhe palët biznesore të interesit;
  • Udhëheq menaxhimin financiar të kompanisë, në bashkëpunim me Departamentin e Financave dhe Kontabilitetin.
  • Menaxhon dhe planifikon rrjedhën e parasë së gatshme të kompanisë, sipas prioriteteve dhe në dobi të funksionimit të rregullt financiar të kompanise;
  • Analizon dhe hulumton furnitorët ekzistues dhe ata potencial, për furnizim të materialeve në prodhim, duke pasur qasje proaktive në rritjen e kualitetit të repromaterialeve në furnizim dhe sigurimin e çmimeve të volitshme për furnizim.
  • Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Marketingut, duke qenë proaktiv dhe iniciator për kampanja të ndryshme marketingu, krijim përmbajtjeje, mirëmbajtje të rrjeteve sociale, reklama të ndryshme, krijim katalogjesh nga projektet e “Tedes Contract” apo kanale tjera të marketingut.
  • Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes;
  • Monitoron konkurrencën, vlerëson impaktin, dhe raporton të gjeturat tek Menaxhmenti i Lartë në “Oxa Group”.
  • Përpilon dhe harton raporte të ndryshme financiare dhe strategjike mujore dhe kuartale lidhur me aktivitetet e shitjes, projekteve në proces, dhe planifikimeve për periudhën vijuese.
  • Raporton në baza të rregullta mujore dhe kuartale mbi aktivitetin dhe suksesin e kompanisë, karshi Menaxhmentit të Lartë në “Oxa Group”.
  • Ndërton ekipe të punës në kompani, hulumton kuadrot në treg dhe mirëmban e stimulon komunikimin e hapur në kompani dhe jashtë saj me kolegët e interkompanive dhe palët e jashtme.
  • Si dhe detyra të tjera të ndërlidhura me natyrën e punës;

Kushtet për aplikim / Aftësitë dhe shkathtësitë

  • Përvojë pune në nivele menaxheriale dhe udhëheqje të ekipeve, së paku 3 vjet.
  • Të ketë të mbaruar së paku nivelin bachelor, drejtimi Menaxhment, Ekonomi, Financa, Inxhinjeri, Arkitekturë ose drejtime tjera relevante me përshkrimin e punës.
  • Niveli master i studimeve në fushat relevante do të konsiderohet përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze, obligative.
  • Njohja e gjuhëve të tjera, përveç anglishtes dhe gjuhës amtare, përbën përparësi.
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Të ketë aftësi të larta komunikimi, si në të folur ashtu dhe në të shkruar;
  • Të ketë aftësi organizative, të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë aftësi të mira koordinimi dhe punë në ekip;
  • Qasje proaktive me fokus në zgjidhje të problemit.

Çka ofron kompania:

  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi (Kandidatit më të suksesshëm kompania do të i ofroj kontratë të rregullt pune me një periudhë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajve);
  • Mundësi avancimi të mëtutjeshëm në karrierë;
  • Pagë konkurruese.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV  në adresën elektronike hr@oxa-group.com duke cekur pozitën për të cilën aplikoni në subjekt. Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, certifikata të trajnimeve do të merret parasysh.

Afati i fundit për aplikim data 10 Prill 2020.

Shikime 1844
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC