KONKURS PUNE
Kompania tregtare “Ab Trading” Sh.p.k me seli në Lipjan, Banullë shpall konkurs për një depoist. Avantazh kanë aplikantët të cilët kanë patent shofer të kategorisë “C” dhe janë nga komuna e Lipjanit për shkak të afërsisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ngarkohet me mallin prej depos kryesore deri në vendin e punës ku janë ekipet e punës të suvatimit dhe punëve tjera ndërtimore
- Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallit nga automjeti në depo dhe anasjelltas , kontrollon që malli nuk është dëmtuar, informon me kohë në rast të ndonjë parregullsie
- Mban përgjegjësi për mbajtjen me rregull të automjetit të besuar në punë, i cili është pronë e ndërmarrjes dhe kujdeset për pastërtinë e tij
- I merr instruksionet rreth punëve nga depoisti kryesor - menaxheri i depos, si dhe ka përgjegjësi të njëjta për sjelljet në punë dhe rreth punëve që duhet kryer, ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat e duhura sipas specifikave te mallit, ne mënyrë fizike apo makineri adekuate.
- Punonjësi është i detyruar të kryej edhe punë tjera, për të cilat punë ka përgatitje përkatëse profesionale apo aftësi të fituara në punë dhe në bazë të përvojës së punës të gjertanishme për të cilat e urdhëron Punëdhënësi ose punëtori i autorizuar nga ana e Punëdhënësit.
Kushtet e kërkuara:
- Patent shofer valid të kategorisë “C”
- Diplomë të shkollës së mesme
- Raport të dënimeve të mëparshme në vozitje
- Fleksibil në orare të caktuara
Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen nga data 10.03.2021 deri më 10.04.2021 dhe duhet të dërgojnë CV-në në e-mailat abbajrami@hotmail.com dhe ab-trading2018@hotmail.com ose na kontaktoni në numrin +38349136504