Dekra Akademie Kosovë

Drejtues/e i/e Departamentit të Marketingut

	 	 

DEKRA Akademie Kosova është një ndër kompanitë më të mëdha private të aftësimit profesional në Gjermani. Çdo vit, më shumë se 100.000 njerëz i besojnë aftësisë sonë për t‘a kthyer cilësinë më të lartë të arsimit dhe aftësimit të mëtejshëm profesional që ne ofrojmë, në një sukses konkret. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për vende të reja pune, hapa përpara në karrierën profesionale në ndërmarrje, apo kualifikime të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi, klientët tanë mund të kenë besim të plotë tek ne në menaxhimin e plotë të suksesit të tyre. Me 150 filiale të shpërndara në mbarë territorin e Republikës Federale Gjermane, ne kujdesemi që cilësia e lartë në formimin profesional, nga njëra anë, dhe efiçenca, nga ana tjetër, të mos e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi: Falë mjeteve dhe metodave moderne të mësimdhënies, ne mundemi që t’i trajtojmë me përgjegjësi nevojat e klientëve tanë në situatat e tyre konkrete jetësore dhe ato të karrierës profesionale.

DEKRA Akademie Kosova është vendosur zyrtarisht në Kosovë në vitin  2019 dhe ka hapur dyert për infermierët e licensuar, të cilët dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të organizuar dhe të shpejtë në shtetin Gjerman, duke përfituar falas të gjitha shërbimet e mësimit të gjuhës gjermane, aftësimit profesional, certifikimit, ndërmjetësimit të punësimit, transferimit në Gjermani dhe asistencës për bashkimin familjar. Aktualisht DEKRA Akademie Kosovë ka tre departamente: departamenti i mësimdhënies dhe trajnimit, departamenti i transferit, dhe departamenti i burimeve njerëzore.

DEKRA Akademie Kosova është në kërkim të kandidatëve për pozitën “Drejtues/e i/e Departamentit të Marketingut” në Prishtinë.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgjegjës per menaxhimin e procesit të transferimit për Expert Migration
  • Të krijojë strategji afatshkurtra dhe afatgjate për kompaninë;
  • Zhvillon plane dhe programe për produktet audio vizive;
  • Të kujdeset për nivelin e rezultateve dhe të krijojë strategji për rritjen e tyre;
  • Përgjegjës për udhëheqjen e ekipit të marketingut, duke ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerët dhe stafin e punës;
  • Të kujdeset dhe krijojë standartet vizuale të kompanisë duke hartuar plan marketing për kompaninë në përputhje me nevojat e konsumatorit;
  • Mbikqyr dhe analizon fushatat e marketingut që kompania ndërmerr;
  • Mirëmban stafin e marketingut duke rekrutuar, zgjedhur, orientuar dhe trajnuar punonjësit;
  • Bën raporte që tregon ecurinë e kompanisë.

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë universitar ne fushën e Marketingut, Administrimit të Biznesit ose ekuivalente me të
  • Të ketë 3-4 vite eksperiencë pune në Marketing
  • Aftësi shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera në përdorimin e rrjeteve sociale për fushata marketing;
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi shumë të mira analitike
  • Të jetë krijues/e, i/e angazhuar, dhe i/e aftë për të punuar në grupe
  • Aftësi të menaxhoj mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës;

Si të aplikoni:

Ju lutem na e dërgoni CV-në në email adresën blerina.miftari@dekra.com

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është 9 Prill, 2021.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet të cilët janë në listë të ngushtë.

Shikime 2358
Kategoria Marketing & PR
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC