Korporata Rugove

Ndihmës/e në Prodhim

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në fabrikën e “Ujë Rugove” SH.P.K. në Drelaj (Rugovë), Pejë. Pozita e lirë është:

NDIHMËS NË PRODHIM

5 vende të lira

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Është pjesëmarrës në procesin e prodhimit;
  • Ngarkon materialin e nevojshëm për prodhim;
  • Pastron makineritë dhe hapësirën punuese sipas nevojës;
  • Ndihmon operatorët e prodhimit në kryerjen e punëve ditore;
  • Sigurohet që makineritë punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
  • Dhe detyra të tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e prodhimit.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 10 mars 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 2076
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC