The North Unicorn

Kategori Menaxher/e (Higjenë)

	 	 

The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila ka hapur një zinxhir të marketeve për shitje me pakicë (Deppo Market), në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet po i’u ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.

Duke u bazuar në vëllimin e punës kompania The North Unicorn shpallë  konkurs për pozitën:

Kategori Menaxher/e (Higjenë).

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Hulumtimi dhe analizimi i të dhënave dhe njohurive rreth tregut;
  • Kërkimi i njohurive për nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve;
  • Plani dhe zbatimi i strategjive afatgjata të zhvillimit për kategoritë e produkteve;
  • Hartimi i strategjive dalëse për produktet e pasuksesshme;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me shitësit;
  • Sigurimi i disponueshmërisë së produktit;
  • Krijimi i strategjisë për pozicionimin e një kategorie produktesh në mënyrë që të maksimizohet dukshmëria e tij;
  • Bërja e parashikimeve për kërkesën e produktit për të siguruar qëndrueshmërinë e inventarit;
  • Përcjellja e trendit të tregut për të identifikuar rreziqet dhe mundësitë;
  • Puna me klientët, tregtarët dhe gjetja e mënyrave të reja për zgjerimin e kategorive të produkteve;
  • Zhvillimi i marrëdhënieve të forta të punës me blerjen, marketingun dhe ekipet e shitjes është thelbësore;
  • Analizimi i të dhënave ose njohuri për të përcaktuar prirjet e industrisë dhe të konsumatorit.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:

  • Njohuri të menaxhimit të kategorive, marketingut dhe parimeve të shitjes.
  • Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese;
  • Nivel të lartë të vetëdijësimit komercial;
  • Të jetë në gjendje të marrë vendime dhe përgjegjësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi analitike si dhe shkathtësi për zgjidhje të problemeve;
  • Aftësi të punojë nën presionin e afateve kohore;
  • Të jetë fleksibil/e dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Shkathtësitë e shkëlqyera bashkëpunuese dhe të punës në ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit të shkruar dhe atij verbal;
  • Aftësi analitike solide;
  • Aftësi të forta organizative dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri lidhur me programet e Microsoft Office dhe menaxhimit të bazës së të dhënave;
  • Përkushtim dhe etikë në punë;
  •  Njohja e gjuhës angleze.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor ose Master në menaxhment, ekonomi apo fusha tjera relevante;
  • Përvojë e dëshmuar në pozita menaxhuese apo role të ngjashme;
  • E dëshirueshme përvoja dhe njohja e mëparshme e një mjedisi të shitjes me pakicë.

Të gjithë  të interesuarit duhet te aplikojne në: apliko@thenorthunicorn.com

Shikime 1524
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC