Gego-Studio, Interior Design Studio
Adresa: Çagllavicë, Magjistralja Prishtinë-Shkup
Jemi në kërkim të anëtarëve të ekipit, në pozitën:
ARKITEKT/E PROMOTOER/E PËR SHOWROOM
Përgjegjësitë:
- Të hulumtojë tregun dhe të identifikojë klientët potencial, si dhe nevojat e tyre
- Të ndërtojë bazë të shëndoshë të klientëve në portfolion e tij/saj, si dhe të mirëmbajë relacionet afatgjata dhe të qëndrueshme me ta
- Të promovojë shërbimet dhe produktet që ofrohen nga Gego Studio në mënyrë profesionale
- Të ndihmojë klientët në përzgjedhjen adekuate të produkteve, ashtu që klienti të ndahet i kënaqur me përzgjedhjen dhe shërbimin e ofruar.
- Përgjegjës për marrjen e porosive, gjendjen e produkteve në stok dhe përgatitjen e ofertave për klientët
- Identifikimi i problemeve eventuale dhe raportimi tek menaxhmenti në kohë
- Realizimi i objektivave të përcaktuara të shitjes nga mbikëqyrësi
- Të raportoj tek mbikëqyrësi në baza të rregullta për arritjet e objektivave dhe performancën
- Kur paraqitet nevoja, me kërkesë të mbikëqyrësit të kryej detyrë tjera relevante, që ndërlidhen me vendin e punës.
Kërkesat për pozitën:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma univerzitare në fushë relevante është përparësi
- Preferohet përvoje pune në shitje në fushë relevante
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe negocimit
- Aftësi komunikative dhe bindëse
- Aftësi përdorimi të MS Office
- Njohuri e shkëlqyeshme në të folur dhe shkruar e gjuhës shqipe dhe angleze, njohja e gjuhës gjermane është përparsi.
- I gatshëm të punoj nën presion dhe me orar të shtuar deri në përfundimin e detyrave të punës.
- Anëtar i mirë i ekipit
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në e-mail adresën: info@gegostudio.com
Afati i fundit për aplikim është data 17 mars 2021.