NewCo Ferronikeli Complex

Inxhinier i Elektrikës për Projekte

	 	 

Ferronikeli Header

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:              Inxhinier i Elektrikës për Projekte

Departamenti:      Projekte

Lokacioni:             Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i projekteve do të jetë përgjegjës për të gjitha disiplinat inxhinierike dhe teknike që përfshijnë projektet elektrike. Do të planifikojë, parashikojë dhe menaxhojë të gjitha aktivitetet teknike me qëllim të sigurimit të saktësisë dhe cilësisë së projektit nga konceptimi deri në përfundim.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon objektivat e projektit duke rishikuar propozimet dhe planet e projektit në koordinim të plotë me menaxherin e projekteve dhe pjesemarrësit tjerë të projektit për të ofruar ndihmë dhe mbështetje teknike
  • Monitoron dhe kryen kontrollin e përgjithshëm të cilësisë së punës (buxheti, orari, planet, performanca e personelit) dhe raporton rregullisht për statusin e projektit
  • Bashkëvepron cdo ditë me ekipet punuese të projekteve për të interpretuar nevojat dhe kërkesat e tyre dhe t'i përfaqësojë ato në këtë fushë
  • Studion të gjitha projektet në thellësi për të porositur materiale dhe pajisje të nevojshme për realizimin e tyre si dhe bën evaluimin teknik të ofertave dhe kontratave për projekte
  • Siguron cilësinë e realizimeve të projekteve si dhe dizajnon dhe kontrollon vizatimet teknike të projekteve për pozicione të ndryshme duke rekomanduar veprime konkrete
  • Përgatit dhe lëshon dokumentacionin e kërkuar teknik dhe raportet në lidhje me detyrat e ngarkuara
  • Zbaton dhe mbështet projekte dhe aktivitete të tjera të kompanisë siç kërkohet.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - Drejtimi Elektroenergjetikë/Sistemet Elektroenergjetike
  • Të paktën 3 deri në 5 përvojë profesionale të inxhinierisë elektrike
  • Aftësi për të planifikuar punën dhe përfunduar detyrat e punës brenda buxheteve dhe afateve kohore të përcaktuara
  • Aftësia për të dhënë përparësi dhe për të alokuar burimet për të siguruar ofrimin efektiv të projekteve
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të demonstruar iniciativë
  • Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)
  • Aftësi te mira kompjuterike, përfshirë produktet e Microsoft Office si dhe aplikacione të ndryshme të programeve të projekteve.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 27.02.2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Elektrikës për Projekte

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Ferronikeli Footer

Shikime 1674
Kategoria
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC