Meridian Express

Menaxher/e Rajonal/e i/e Shitjes

	 	 

Vende të lira të punës

Me moton “n’derë t’shtëpisë”, Meridian Express operon me 41 markete në territorin e Kosovës, ku qëllimi ynë është shërbimi i konsumatorëve tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.

Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që të na bashkangjiteni në pozitën e lirë:

MENAXHER/E RAJONAL/E I/E SHITJES

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikëqyrë dhe menaxhon rrjetin e pikave të përcaktuara të shitjes bazuar në objektivat e përcaktuara
  • Përgjegjës për shitjet dhe implementimin e strategjisë së biznesit me qëllim të maksimizimit të fitimit, përmes rritjes së shitjeve, menaxhimit të duhur të shpenzimeve dhe ofrimit të shërbimit cilësor dhe në kohë për konsumatorët
  • Përgjegjës për kontrolle periodike të pikave të shitjes me qëllim të përkujdesjes së respektimit të të gjitha standardeve dhe procedurave të kompanisë
  • Përkujdeset për imazhin e kompanisë me qëllim të rritjes së standardeve të shërbimit ndaj klientëve
  • Komunikon me departamentet përkatëse dhe sigurohet për zbatimin e duhur të strategjisë komerciale brenda rrjetit të pikave të shitjes
  • Drejton dhe mbikëqyrë ekzekutimin e punëve operacionale ditore në dyqane për të arritur në vazhdimësi plotësimin e nevojave të klientëve
  • Përkujdeset për produktet, mbajtjen e nivelit të duhur të stokut dhe ekspozimit të duhur të produkteve në pikat e shitjes sipas politikave dhe standardeve të kompanisë
  • Përkujdeset për ofrimin e trajnimeve dhe zhvillimin e personelit në pikat e shitjes
  • Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara si dhe kodin e mirësjelljes nga punonjësit
  • Përkujdeset për organizimin e proceseve të punës në pikat e shitjes dhe monitorimin e vazhdueshëm të rezultateve të punës

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Eksperiencë të ngjashme pune minimum dy (2) vite
  • Preferohet diplomë universitare
  • Preferohet njohje e gjuhës angleze
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit
  • Aftësi menaxheriale, të vendimmarrjes dhe organizimit
  • Të posedojë patentë shofer në kategorinë “B”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në apliko@meridianexpress.com dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 18 Shkurt 2021 deri më 07 Mars 2021.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 4106
Kategoria Menaxhment
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC