FeKs Pharma shpk, është kompani farmaceutike dhe shpërndarës i produkteve farmaceutike që gjendet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. “FeKs Pharma” është një kompani me rritje të vazhdueshme-dinamike.
Ne kemi marrëveshje ekskluzive si distributore me kompani ndërkombëtare të njohura për të importuar, promovuar dhe shitur prodhimet e tyre në tregun e Kosovës, por jo vetëm,Ne jemi njohës dhe ekspert i tregut mjekësor në Kosovë duke ofruar trajnime për shitje dhe marketing për stafin e kompanisë FeKs Pharma shpk.
Për aryeje të zgjerimit të aktivitetit biznesor dhe arritjes së qëllimeve, shpall konkurs për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës:
- Përfaqësues mjekësor, (të gjitha qytetet e Kosovës)
- Agjent i shitjes, (të gjitha qytetet e Kosovës)
- Administratë
- Produkt Menaxher
Kushtet për pozitën 1:
- Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; Farmaci, Mjekësi, Stomatologji,Ekonomi.
- Të kenë njohuri për produket farmaceutike,
- Të kenë njohuri bazike për promovimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike,
- Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
- Përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike do të ketë përparësi
- Të ketë patent shofer.
Kushtet për pozitën 2:
- Diplomën e shkollës se mesme, drejtimi farmaci, mjekësi e përgjithshme ose diplomë bachelor ekonomi.
- Kandidatët duhet të kenë njohuri për teknikat e shitjes, dhe distribuimit
- Eksperienca në shitje dhe promovimin e shitjes është përparësi.
- Diplomë bachelor Njohuri për praktikat e mira të storimit dhe praktikat e mira të distribuimit të produkteve farmaceutike si dhe eksperienca në njërën nga kompanitë farmaceutike lokale do të jenë një përparësi.
- Të ketë patent shofer
Kushtet për pozitën 3:
- Diplomë bachelor Ne Ekonomi,Menaxhment,Financa,Juridik.
- Njohuri të mira ne Fushen e informatikes dhe teknologjisë,
- Njohja e gjuhes Angleze ose gjuhëve te huaja ka përparsi,
- Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
- Përvoja e punës në fushën e ngjashme do të ketë përparësi.
Kushtet për pozitën 4:
- Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; Farmaci, Mjekësi, Stomatologji.
- Të kenë njohuri për produket farmaceutike,
- Të kenë njohuri bazike për promovimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike,
- Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
- Përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike do të ketë përparësi
- Përvojë pune së paku një vjet në pozitë të ngjashme
- Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet etj)
- Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo ne grup
- Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibiliteti
- Të ketë patent shofer.
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-ne me foto dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne email adresen: info@fekspharma.com , www.fekspharma.com tel: 049 188 300.
Vetëm Cv-te e kompletuara do analizohen,Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Afati i fundit për aplikim është më datën: 10.03.2021, ora 16:00.
