Thirrje për Aplikim
për organizatat që të zbatojnë prioritetet e projektit dhe të investojnë në përforcimin e zinxhirëve të përzgjedhur të vlerës
- Sfondi
Që nga muaji nëntor i vitit 2020, Caritas-i Zviceran (CaCH) është duke zbatuar projektin "Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural" (SIRED), i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe i bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe nëntë komuna të tjera. Projekti ka për qëllim të promovojë sisteme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tregut përmes rritjes së prodhuesve dhe akterëve të tregut dhe rritjes së të ardhurave dhe produktivitetit të tyre, duke kontribuar kështu në uljen e varfërisë së popullsive rurale, veçanërisht të grave dhe grupeve shoqërore të margjinalizuara në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Vitisë, Kamenicës, Suharekës, Shtërpcës, Novobërdës, Graçanicës dhe Ranillugut.
Bazuar në kërkesat e tregut dhe sipas analizës të plotë, CaCH ka identifikuar tre zinxhirë të vlerave/sisteme tregu si nën sektorë bujqësorë, që kanë potencial të mjaftueshëm për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike, ekologjike, të ndjeshme gjinore dhe për zvogëlimin e varfërisë:
Projekti SIRED - përmes Qasjes për Zhvillimin e Sistemit të Tregut (ZHST) - u siguron akterëve të tregut zgjidhje që i përgjigjen kufizimeve sistemike dhe arsyeve të tyre themelore. Shumica e shkaqeve të punës së pakënaqshme nuk qëndrojnë në marrëdhëniet midis akterëve të tregut, por në funksione dhe rregulla mbështetëse të ndërlidhura që rrisin zinxhirët e vlerës, të cilët deri diku janë jofunksionalë ose jo adekuat. Projekti SIRED - përmes interventimeve - do të ofrojë zgjidhje për të përmirësuar këto funksione të ndërlidhura dhe për të përforcuar zinxhirët specifikë të vlerës të sektorëve të përzgjedhur bujqësorë.
2. Qëllimi i kësaj thirrjeje
Të identifikohen kompanitë, kooperativat, organizatat prodhuese dhe grupet e grave në zinxhirët e përzgjedhur të vlerë, të cilët janë të interesuar të bashkëpunojnë me projektin SIRED për të përforcuar zinxhirët specifikë të vlerës.
Mbështetja financiare do të sigurohet për agrobizneset e pranueshme, të cilat do të investojnë më tej në pajisje dhe do t'i mbështesin fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit për t'i rritur kapacitetet kultivuese dhe prodhuese sipas qasjes ZHST. Gjithashtu, do të ofrohen mundësi për tregti dhe eksport për të përmbushur kërkesën e tregut dhe për të përforcuar zinxhirët e vlerës.
Bizneset e përzgjedhura duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë integrimit gjinor, përfshirjes sociale dhe aspekteve mjedisore.
3. Rezultatet e pritshme të projektit SIRED
4. Lokacioni
Intervenimet do të mbështeten në komunat vijuese:
Prishtinë, Prizren, Dragash, Viti, Kamenicë, Suharekë, Shtërpcë, Novobërdë, Graçanicë dhe Ranillug
5. Korniza kohore
Kohëzgjatja e aktiviteteve të propozuara të projektit mund të jetë midis 19.03.2021 – 31.10.2021
6. Kush mund të aplikojë:
7. Kriteret e pranueshmërisë:
Aplikuesi duhet t'i përmbushë kriteret e mëposhtme të pranueshmërisë:
8. Kriteret e përzgjedhjes
Rezultati i aplikuesve do të jepet në bazë të kritereve të mëposhtme të përzgjedhjes:
Kriteret |
Pikët |
Kapaciteti për të menaxhuar intervenimin |
15 |
Ndikimi i vlerësuar i tregut/planifikimi i biznesit |
15 |
Numri i vendeve të punës të krijuara dhe qëndrueshmëria e tyre (sezonale, afatgjate) |
10 |
Mbështetje për minoritetet ose personat me aftësi të kufizuara |
10 |
Mbështetje për gratë, integrimi gjinor |
10 |
Përfshirja dhe promovimi i kultivimit ose prodhimit organik të certifikuar |
10 |
Ndikimi mjedisor, përfshirë efiçiencën e energjisë |
10 |
Oferta financiare |
20 |
9. Shuma e aplikimit buxhetor për komuna në vitin 2021
Agrobizneset mund të aplikojnë për një minimum prej 25.000,00 EUR dhe një maksimum varësisht prej komunës, siç shihet më poshtë:1
Dragashi: Maks. 25.000,00 EUR
Graçanica: Maks. 50.000,00 EUR
Kamenica: Maks. 75.000,00 EUR
Novobërda: Maks. 25.000,00 EUR
Prishtina: Maks. 200.000,00 EUR
Prizreni: Maks. 100.000,00 EUR
Ranillugu: Maks. 50.000,00 EUR
Suhareka: Maks. 50.000,00 EUR
Shtërpca: Maks. 100.000,00 EUR
Vitia: Maks. 50.000,00 EUR
Hapi 1: Njihuni me dokumentet e aplikimit në detaje:
Formularët e aplikimit mund të shkarkohen në (linkun Caritas Switzerland në Facebook), faqet e internetit të komunave/drejtoritë e bujqësisë ose të dorëzohen me postë elektronike sipas kërkesës (shih adresën e postës elektronike më poshtë).
Hapi 2: Pasi të keni kontrolluar kriteret e pranueshmërisë, plotësoni formularin e aplikimit dhe dokumentet mbështetëse.
Dokumentet e mëposhtme duhet t'i bashkëngjiten formularit të aplikimit:
Hapi 3: Dorëzoni aplikacionin me kohë
Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura në adresë:
Zyra e Caritas-it zviceran në Kosovë
Fazli Balaj 59
10000 Prishtinë
Kosovë
Ofertat duhet të dorëzohen deri më 11.03.2021 (ora 16:00).
Informacione shtesë:
Klikoni linkun në vijim, për të shkarkuar dosjen e aplikimit:
https://drive.google.com/drive/folders/1AfXBd4llNkbH5CjNcH6B1jCWGGM6W21f?usp=sharing
Për pyetje rreth formularit të aplikimit dhe informacione shtesë, ju mund të kontaktoni zyrën e Caritas-it zviceran në Kosovë përmes postës elektronike ose telefonit:
Caritas-i zviceran në Kosovë: kosovo@caritas.ch; +383 46 988 000
Ju lutem vendosni në CC zyrtarin përgjegjës të projektit, si më poshtë:
Për Prizren, Dragash, Suharekë, Kamenicë dhe Vitia - npasuli@caritas.ch
Për Prishtinë, ajahja@caritas.ch
Për Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë dhe Novobërdë - isamardzic@caritas.ch
Kostoja e ofertimit: Caritas-i zviceran në Kosovë nuk do t'i mbulojë kostot e ofertimit dhe ka të drejtë t'i pranojë ose refuzojë ofertuesit, ose ta anulojë ose shtyjë të gjithë procesin e ofertimit para nënshkrimit të ndonjë marrëveshje.
1 Sipas numrit të fermerëve aktivë në zinxhirët e lartpërmendur të vlerës dhe kontributeve komunale.