
Kompania “Edoni” është themeluar në vitin 1989. Puna e palodhur dhe këmbëngulja e të gjithë anëtarëve kanë qenë jetike për suksesin e këtij biznesi familjar. Etika e punës, përvoja dhe besnikëria ndaj partnerëve dhe stafit të tyre nxjerrin në pah atributet kryesore të kësaj kompanie.
Jemi në kërkim të këtyre pozitave:
Depoist
Shofer
Pozita: Depoist me përvojë të punës (së paku 1 vjet)
Orari: Nga e Hëna deri të Shtunen
Lokacioni: Depo qendrore Lipjan
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave edhe të bëjë regjistrimin e tyre në depo.
- Të bëjë pranimin e porosive
- Të bejë pregaditjen për daljen e mallit nga depo dhe organizimin e liferimit të mallit
- Të mirret me mallin e importuar, gjendjen fizike, kontrollin e kualitetit dhe sasisë
Kualifikimet:
- Kandidati duhet të ketë minimum 1 vit përvojë pune si deposit apo punë të ngjashme.
- Të ketë shkathtësi organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Patentë shoferi valide.
- Të jetë fleksibil në oraret e caktuara (E Hënë – E Shtune).
Pozita: Shofer/e
Detyrat kryesore:
- Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
- Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar te klienti;
- Barazohet në baza ditore me arkataren e korporatës, për të hollat e marra nga klientët për mallin e dërguar;
- Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat ja cakton mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë minimalisht 1 vit përvojë në të njëjtin profil pune;
- Patent shoferi me kategori C të drejtimit (përparësi);
- Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar për këtë pozitë, mbushni aplikacionin duke klikuar butonin më poshtë. Nuk kërkohet CV-ja.
