Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Qendra Tregtare LIRiDONI është qendër tregtare e cila funksionon mbi 15 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restorantit dhe Kafeterisë, e cila ka një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
Me qëllim të plotësimit të vendeve të punës QT LIRiDONI shpallë:
KONKURS
Për pozitën e punës:
Mirëmbajtës/e – një (1) pozitë në Restorant LIRiDONI;
Vendi i Punës: Pejë;
Detyrat kryesore:
- Kujdeset për mirëmbajtjen e objektit të Restorant LIRiDONI;
- Bënë grumbullimin e mbeturinave në shporta të ndryshme dhe hudhjen e tyre tek këndi i caktuar;
- Bënë rimbushjen e artikujve harxhus, të nevojshme për mirëmbajtje;
- Kryen pastrimin e dyshemeve dhe shkallëve;
- Përkujdeset dhe ujit bimët;
- Sipas nevojës kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqësi.
Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:
CV-të tuaja, të plotësuara me pozitën për të cilën aplikoni dhe dëshmitë tjera relevante, mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@liridoni-kos.com
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.02.2021.
Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.