Korporata Buçaj Sh.P.K shpall konkurs:
Pozita: Agjent doganor
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Lajmëron tranzitet për dërgesat e korporatës;
- Klasifikim i tarifave doganore të mallrave dhe kontroll i dokumenteve doganore;
- Përpilon deklaratat doganore EX 1, IM 4, IM 7 etj.
- Dorëzon deklaratat doganore EX 1, IM 4, IM 7 etj.
- Pëcakton detyrimin financiar doganor të subjektit në përputhje të plotë me kodin doganor dhe dispozitat e tij;
- Ndjek fizikisht deklaratën pranë sektorëve të ndryshëm të degës së doganës, më konkretisht sektorin e fizikut, të vlerës dhe të regjimeve;
- Përfaqeson subjektin në rastet kur dogana vendos për të kontrolluar ngarkesën që është në proces zhdoganimi dhe kontrollave fitosanitare;
- Merr pjesë në inspektimin doganor të mallrave;
- Paraqet dokumentet pranë organeve të inspektimit;
- Kryen shërbime tjera të përfaqësimit doganor në emër të klientit.
Kualifikimet e kërkuara
- Preferohet të ketë të përfunduar fakultetin e drejtimit doganë dhe shpedicion ose ekonomik;
- Të ketë minimum tre vite përvoj pune;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
- Të ruaj dhe mbroj konfidencialitetin e informacioneve të korporatës;
- Të punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interes të korporatës;
- Të zotëroj aftësi të mira në përdorimin e paketës Office dhe programeve kompjuterike;
- Të ketë patent shofer të kategorisë B.
Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 12/02/2021 deri me 26/02/2021.
