Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalBanka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:
IT Security (m/f)
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike apo fushë të ngjashme;
- Çertifikime profesionale në këtë fushë përbën avantazh;
- Përvojë e mëparshme jo më pak se tre vite në sisteme dhe një vit në IT Security apo të ngjashme;
- Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe priorizim të detyrave;
- Njohuri në bazën e të dhënave, rrjeteve dhe sistemeve;
- Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office dhe Outlook.
Përgjegjësitë:
- Administron dhe bën kontrollimin e qasjeve të shfrytëzuesve në AD dhe në modulet e tjera dhe rekomandon për ndryshimet e nevojshme në qasjen e shfrytëzuesve në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.
- Monitoron politikat në DC, Active Directory, File Server dhe qasjet nga Zyra Qendrore me Degët.
- Bën definimin dhe menaxhimin e politikave në pajisjet e sigurisë.
- Menaxhon me WSUS dhe sistemet e ndryshme të përditësimeve.
- Monitoron dhe menaxhon viruset dhe rreziqet tjera softuerike dhe harduerike.
- Bën krijimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përcjelljen e Planit të kontinuitetit gjatë punës dhe sanimit të pasojave të katastrofave (Business Continuity & Disaster Recovery Plan), me qëllim të garantimit të sigurisë dhe shfrytëzimit të të dhënave në dispozicion.
- Konfigurimi dhe administrimi i aplikacionit për arkivimin (backup) si dhe përditësimin e procedurave si dhe testimet e rregullta të arkivimit dhe sistemit të arkivimit.
- Vlerësimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë dhe rekomandimi i veprimeve korrektuese.
- Administrimin e serverëve dhe stacioneve punuese në aspektin e sigurisë.
- Monitorimin dhe mirëmbajtjen e qasjeve në stacionet punese dhe në serverë.
- Mbledhjen/Dokumentimin e incidenteve të sigurisë në mënyrë që të bëhet vlerësimi i sigurisë si dhe evidentimi i zgjidhjes së ngjarjes.
- Hulumton, rekomandon, vlerëson dhe implementon politikat e sigurisë për mbrojtje nga rreziqet e mundshme kibernetike.
- Përcjelljen e teknologjive, zgjidhjeve dhe sistemeve bashkëkohore që kanë të bëjnë me sigurinë e sistemit.
- Zbaton kontrollet dhe mekanizmat e sigurisë me qëllim të realizimit të politikave dhe procedurave të sigurisë.
- Bashkëpunon me ISO (Information security officer) dhe auditorët gjatë kontrolleve te ndryshme.
Procedura e aplikimit:
Aplikoni online duke plotësuar formën për aplikim në butonin më poshtë.
Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 24 shkurt, 2021.
Aplikoni duke klikuar në këtë Button:
APLIKO