Top School

Mësimdhënës/e  i/e Matematikës, Mësimdhënës/e  i/e Gjuhës Gjermane

	 	 

Qendra e kurseve "TopSchool" organizon kurse për Matematikë për të gjitha nivelet:

  • Për nivelin fillore
  • Të mesem dhe
  • Universitar për të gjitha fakultetet

Përveç  Matematikës "TopSchool" organizon kurse të Fizikës dhe Kimisë për nivelin fillor dhe të mesëm. Kurset organizohen në dy pikat e qendrës së Kurseve "TopSchool" në Ulpiane afer Fontanës dhe në Kodrën e Diellit afer Oksford Studios në  Prishtinë.

Qendra e kurseve “Topschool” është në kërkim të kandidatëve për pozitën:

Mësimdhënës/e  i/e Matematikës

Kërkesat tona:

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Praktikon mësimdhënie gjithpërfshirëse
  • Planifikon dhe vlerëson mësimin, si dhe krijon instrumente pune të përshtatshme për mësimnxënie efeketive
  • Kultivon një klimë dhe atmosferë të mirë pune gjatë mësimdhënies
  • Planifikon mësimin në përputhje me plan programet mësimore
  • Krijon portofolin e materialeve mbështetëse, moduleve mësimore të cilat gjejnë zbatim në procesin mësimor
  • Ruan ambientin, dhe menaxhon më kandidatët gjatë procesit mësimor
  • Ndihmon kanidadatët gjatë procesit të mësimnxënies dhe i motivon për mësimnxënie efikase
  • Ushtron mësimdhënie në përputhje me njohuritë aktuale të kandidatëve dhe i avancon ato në nivelet e dëshiruara
  • Vlerëson njohuritë dhe kompetencat e kandidatëve si dhe ua komunikon rezultatet e arritura/ngecjet në kohë dhe termin të caktuar
  • Bart përgjegjësi të plotë për procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies
  • Reagon tek sjelljet jo të mira të kandidatëve, kujdesshëm dhe në përputhje me normat pedagogjike
  • Planifikon aktivitete të cilat normalizojnë procesin e mësimdhënies dhe bëjnë mësimin më miqësor dhe të dëshiruar për kandidatët
  • Informon në kohë përgjegjësit mbi vështirësitë dhe problemet gjatë procesit mësimor, dhe bashkëvepron në daljen nga situatat e tilla

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë  të mbaruar FSHMN (Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore) drejtimi i Matematikës së paku në nivelin Bachelor
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi shumë të mira analitike

Mësimdhënës/e  i/e Gjuhës Gjermane

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Fakulteti përkatës;
  • Trajnime dhe certifikime sipas standardeve;
  • Njohuri adekuate kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Shkallë të lartë të vetëiniciativës;
  • Aftësi për të punuar nën presion.

Si të aplikoni:

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: top-school@hotmail.com.

Për informata munden të drejtohen edhe në Nr.Tel: +383 44 418 673

Afati i fundit për aplikim është 10.03.2021.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet të cilët janë në listë të ngushtë.

Shikime 1634
Kategoria Edukim
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC