KONKURS PUNE
MENAXHER/E I/E FINANCAVE
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatit dhe verifikon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve), pagesave në programin financiar,
- Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme,
- Regjistron transaksionet në softuerin për financa, barazimi i sistemit Bilanc-Arke
- Paraqitja e raporteve periodike pranë Menaxhmentit të Kompanisë
- Menaxhimin e pagesave më arkë
- Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime, borxhe etj.
- Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës,
- Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
- Përgatitjen e pasqyrave financiare, analizën e tyre;
- Raporte të klientëve, analitikë e klientëve, raporte dhe analitikë për produkte;
- Bën përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës,
- Bën përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës,
- Preferohet të ketë njohuri të legjislacionit tatimor të Kosovës,
- Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm,
- Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit.
- Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
- Punë të tjera në lëmin e Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik),
- Preferohet të ketë certifikatë nga SCAAK, IKAF, etj.,
- Të ketë përvojë minimum dy vjeçare në fushën e Financave,
- Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të shkëlqyera të pakos së MC Office (veçanërisht Excel),
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it
- Aftësi analitike në punë,
- Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
- Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit,
- Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë,
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Diploma e Universitetit;
- Certifikatë e Kontabiliteti e preferuar
- Letër motivuese;
- CV;
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në email adresën jobkosova@gmail.com
Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Afati i aplikimit është deri me datën: 10.03.2021