KONKURS PUNE
Posta e shpejtë "GEP" Sh.p.k për plotësimin e nevojave të stafit shpall konkurs për
MENAXHER I LOGJISTIKES
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Menaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit, duke koordinuar/optimizuar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive dhe duke mbikëqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.
Menaxheri i Logjistikës punon nën mbikëqyrjen direkt të Drejtorit Ekzekutiv dhe kryen këto detyra
- Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes dhe transportit.
- Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e çdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës.
- Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal.
- Planifikon dhe mbikëqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike.
- Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport
- Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi.
- Mbikëqyr statusin e porosive dhe dërgesat.
- Monitoron kostot e transportit.
- Organizon dhe bashkërendon aktivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, Shpërndarja dhe Mbledhja e porosive.).
- Trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës.
- Lokalizon partnerët e biznesit, klientët me reputacionin më të mirë profesional dhe me raportin më të mirë më serioz, për të bashkëpunuar.
- Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, duke fituar kontrata të reja, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike.
- Zgjidh në mënyrë efikase dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
- Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutive.
AFTËSITË:
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
- Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet.
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
- Ndjenjë përgjegjësie.
- Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.
KERKESAT DHE NJOHURITE E NEVOJSHME PER POZICIONIN:
- Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim ose Menaxhim Biznesi.
- Eksperiencë 3 vjeçare në pozicione drejtuese të ngjashme.
- Njohje e mirë e gjuhës Angleze e preferuar.
- Njohje e mirë e paketës Microsoft Office, sidomos e MS Project.
- Leje drejtimi automjeti (B).
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të aplikojnë online duke klikuar në butonin aplikimin tuaj. apo përmes E-mail pune.gep@gmail.com jo më vonë se data 01.03.2021