Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalBALDAN GROUP
KËRKON AGJENT TË SHITJES PËR KOSOVË
Baldan Group si kompani lidere e kryesuar nga sipërmarrësi Antonio Baldan është një perandori e vërtetë kushtuar bukurisë. Me një portfolio të gjerë produktesh dhe pajisjesh ofron një kombinim të jashtëzakonshëm të metodave efektive të teknologjisë së lartë dhe linjave të njohura dermo-kozmetike dhe ushqyese.
Përshkrimi i punës
Kandidati duhet të jetë fuqimisht i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur.
Ai do të zhvillojë biznesin në gjithë teritorin e Kosovës, duke identifikuar klientë të rinj të mundshëm të cilëve do t'u ofroj pajisje dhe produkte dermo-estetike me përparësi vërtet unike.
Planifikon, organizon dhe ekzekuton vizita të rregullta të klientëve, zhvillon takime me profesionistë mjekësorë, esteticientë dhe farmacistë, për prezantim të gamës së pajisjeve dhe produkteve në përputhje me të gjitha standardet rregullative të zbatueshme të kompanisë.
Plotëson ose tejkalon qëllimet dhe objektivat e shitjes për produktet e përcaktuara ose portofolion e produkteve brenda territorit të Kosovës.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: bledi.rushaj@baldangroup.it
Konkursi mbetet i hapur nga data 09/02/2021 deri me 24/02/2021.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.baldangroup.com/