ORIKUM GRUP është kompani që bën shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve për ngrohje qendrore, ujësjellës, sanitari dhe vegla pune në tregun Kosovar të brendeve më me renome në tregun botërorë.
Momentalisht, kompania OrikumGroup zhvillon aktivitetin e saj në dy pika të shitjes në: Prishtinë dhe Gjakovë
Për piken tonë të shtijës në Prishtinë, ORIKUM GRUP kërkon të rekrutojë me orar të plotë:
Përgjegjës të dyqanit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpritja konsumatorët dhe ofrojnë mbështetje gjatë procesit të blerjes,
- Këshillimi i klientëve duke u ofruar atyre zgjidhje,
- Inicion promovime dhe aktivitete të shitjeve në bashkëpunim me shitjen,
- Përkujdesen për dukjen e dyqanit, renditjen dhe çmimet e produkteve,
- Benë pranimin e mallit,
- Kryen dërgimin e porosive tek klientët,
- Detyra tjera sipas kërkesës nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike,
- Preferohet përvojë pune paraprake në shitje,
- Të jenë metodik dhe i/e organizuar,
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
- Ketë njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,
- Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
- Preferohet të jene me vendbanim afër pikës së shitjes.
Ne ofrojmë:
- Ambient dinamik të punës me brendet me të njohura,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
- Pagë konkurruese.
Nëse jeni ambicioz/e dhe i/e gatshëm për sfida, atëherë e dërgoni CV-në tuaj në orikumgroup@gmail.com dhe na tregoni se për cilën pozitë e shihni veten potencial.
Afati për aplikim deri me datë: 26.02.2021.
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
