Korporata Rugove

Shitës Ambulantiv, Vozitës me kategorinë C, Liferues dhe Merçendaizer

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë. Pozitat e lira janë:

SHITËS AMBULANTIV, VOZITËS KAT. C, LIFERUES DHE MERCHANDISER

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Shitës ambulantiv:

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht;
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinj;
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja;
  • Promovon dhe bën shitjen e produkteve të kompanisë;
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat;
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën;

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitat Vozitës Kat. C dhe Liferues:

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës:
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato.
  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Merçendaizer:

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • E preferueshme të ketë përvojë pune në distribuim (shitje).
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për pozitën Vozitës Kat. C nevojitet patent shofer i kategorisë C.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 26 shkurt 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 3054
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC