NOIR corp

Financier/e - Praktikant/e i/e Financave

	 	 

POZITA: FINANCIER/E  - PRAKTIKANT/E  I/E FINANCAVE –

Qyteti: Prishtinë, Zona Industriale

Pozita: FULL TIME

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatit dhe verifikon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
  • Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme,
  • Regjistron transaksionet në softuerin për financa,
  • Paraqitja e raporteve periodike pranë Menaxhmentit të Kompanisë
  • Menaxhimin e pagesave më arkë
  • Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime, borxhe etj
  • Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës,
  • Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të  projekteve,
  • Përgaditjen e pasqyrave financiare vjetore, analizën e tyre;
  • Raporte të klintëve, analitikë e klientëve, raporte dhe analitikë për produkte;
  • Bën përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës,
  • Bën përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës,
  • Preferohet të ketë njohuri të legjislacionit tatimor të Kosovës,
  • Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm,
  • Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit.
  • Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
  • Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik),
  • Preferohet të ketë certifikatë nga SCAAK, IKAF, etj.,
  • Të ketë përvojë minimum njëvjecare në fushën e Financave,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të shkëlqyra të pakos së MC Office (vecanërisht Excel),
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze,
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it
  • Aftësi analitike në punë,
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit,
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë,
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Diploma e Univesitetit;
  • Certifikatë e Kontabiliteti e preferuar
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimi/Referencë e përvojës së punës (Duke përfshirë Nr. kontaktues);
  • Letër motivuese;
  • CV;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në email adresën info@noircorp.com

 Afati i aplikimit është deri me datën 28/02/2021.

Shikime 3940
Kategoria Financa
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC