Dekra Akademie Kosovë

Përgjegjës/e i/e Departamentit të Transferit

	 	 

DEKRA Akademie Kosova është një ndër kompanitë më të mëdha private të aftësimit profesional në Gjermani. Çdo vit, më shumë se 100.000 njerëz i besojnë aftësisë sonë për t‘a kthyer cilësinë më të lartë të arsimit dhe aftësimit të mëtejshëm profesional që ne ofrojmë, në një sukses konkret. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për vende të reja pune, hapa përpara në karrierën profesionale në ndërmarrje, apo kualifikime të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi, klientët tanë mund të kenë besim të plotë tek ne në menaxhimin e plotë të suksesit të tyre. Me 150 filiale të shpërndara në mbarë territorin e Republikës Federale Gjermane, ne kujdesemi që cilësia e lartë në formimin profesional, nga njëra anë, dhe efiçenca, nga ana tjetër, të mos e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi: Falë mjeteve dhe metodave moderne të mësimdhënies, ne mundemi që t’i trajtojmë me përgjegjësi nevojat e klientëve tanë në situatat e tyre konkrete jetësore dhe ato të karrierës profesionale.

DEKRA Akademie Kosova është vendosur zyrtarisht në Kosovë në vitin  2019 dhe ka hapur dyert për infermierët e licensuar, të cilët dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të organizuar dhe të shpejtë në shtetin Gjerman, duke përfituar falas të gjitha shërbimet e mësimit të gjuhës gjermane, aftësimit profesional, certifikimit, ndërmjetësimit të punësimit, transferimit në Gjermani dhe asistencës për bashkimin familjar. Aktualisht DEKRA Akademie Kosovë ka tre departamente: departamenti i mësimdhënies dhe trajnimit, departamenti i transferit, dhe departamenti i burimeve njerëzore.

DEKRA Akademie Kosova është në kërkim të kandidatëve për pozitën “Përgjegjës/e i/e Departamentit të Transferit

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përgjegjës per menaxhimin e procesit të transferimit për Expert Migration
  • Përgjegjës per mbikqyrjen e procedurave të njohjes së diplomave, nënshkrimit të kontratave të punës, marrjen e vizës, dhënien e provimit profesional në Gjermani;
  • Përgjegjës për prezantimin e projektit DEKRA të migrimit ekspert në evente të ndryshme të cilat organizohen nga DEKRA Akademie Kosovë
  • Përgjegjës për bashkërendimin e veprimeve të nevojshme me menaxherët e departamenteve tjera për arritjen e objektivave të vëna
  • Përgjegjës për menaxhimin e departamentit të transferit
  • Ofron përkrahje për zgjidhjen e çdo problemi që Departamenti i Transferit mund të ketë përgjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre
  • Organizon dhe mirëmenaxhon planin e punës per çdo punonjës në Departamentin e Transferit
  • Përgatitë raporte mbi përformancën e stafit në baza periodike
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmëritë e kompanisë;
  • Përgatitë raport mujor përmbledhës për mbarëvajtjen e punëve 
  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të kompanisë dhe sigurohet për zbatimin e tyre nga Departamenti i Transferit në varësi 
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori Menaxhues i degës në Kosovë

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë universitar ne fushën e Menaxhimit të Biznesit ose ekuivalente me të
  • Të ketë eksperiencë pune së paku 5 vite
  • Aftësi shumë të mira të gjuhës gjermane dhe gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi shumë të mira analitike
  • Të jetë krijues/e, i/e angazhuar, dhe i/e aftë për të punuar në grupe

Si të aplikoni:

Ju lutem na e dërgoni CVn në email adresën blerina.miftari@dekra.com

Afati i fundit për aplikim është 3 Mars, 2021.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet të cilët janë në listë të ngushtë.

Shikime 1381
Kategoria Ekonomi
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC