Kreditimi Rural i Kosovës

Nepunës/e për administratë

	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofrojë shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

KONKURS

Për rekrutim të Një (1) Nepunës/e për administratë me kohë të caktuar (zëvendësim 9 muaj), për zyrën qendrore në Prishtinë:

Përgjegjësitë:

  • Regjistron të dhënat në programet/software-t adekuate,
  • Regjistrimi, zëvendësimi dhe shlyerja e kolateraleve në programin adekuat, Sistemon dokumentacion të ndryshëm administrativ,
  • Punë administrative lidhur me procesin e kredidhënies, Punë të tjera të ndërlidhura me administratë

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime te ngjajshme, Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme)
  • Njohuri të programeve për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office,
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip, Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shoferin (kategoria B)

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 20.01.2021 deri me dt. 26.01.2021. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë

vetëm duke plotësuar aplikacionin në linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=680

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofrojë mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Shikime 3345
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC