Albi Commerce

Agjent i Shitjes (4)

	 	 

albi

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!


“Albi Commerce”, pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdojnë rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, “Albi Commerce” kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:


Agjent i Shitjes ( 4 vende pune )

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Organizon dhe realizon shitjen për arritjen e targeteve te caktuara,
  • Raporton për konkurencën në treg,
  • Kujdeset për paisjet e Kompanisë ( Frigo, shtande, etj),
  • Kujdeset për mallin edhe pas shitjes,

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë punë në Departament të shitjës
  • Njohuri të mirë të MS Office
  • Të jetë i motivuar dhe i përkushtuar
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative, strategjike, planifikuese, këshilluese dhe komunikative
  • Shkathtësi të menaxhimit të punës në presion
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
  • Patentë shofer - kategoria B

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com

Konkursi është i hapur deri me datën 31.01.2021.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 3635
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC