NewCo Ferronikeli Complex

Operator Vinçi

	 	 

Ferronikeli Header

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:            Operator Vinçi

Departamenti:    Departamenti i Prodhimit

Lokacioni:           Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon sipas udhëzimeve nga eprorët, duke përfunduar çdo detyrë në mënyrë të sigurtë dhe efikase
  • Kontrollon vinçat sipas procedurave standarde të operimit për të siguruar transportim efektiv të materialeve dhe sigurisë për të gjithë personelin
  • Krijimin dhe përditësimin e regjistrit të detajuar të operacioneve të transportit të materialit, përfshirë informacionin për llojin e materialit, lokacionet e lëvizjes dhe të dhënat shtesë të kërkuara nga eprorët
  • Ruajtja e kontaktit vizual dhe radio me operatorët tokësor sipas praktikave më të mira dhe rregulloreve të sigurisë në vend
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë sipas nevojes

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotëroi diplomë të shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune si operator i vinçit së paku 2 vite, poashtu kategorinë përkatëse për operim me makineri te rënda
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 31/01/2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Operator Vinçi

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Ferronikeli Footer

Shikime 1653
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC