Korporata Rugove

Servisues, Operator Prodhimi (2), Mirëmbajtës i Oborrit dhe Impiantit

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në fabrikën e djathit “Rugove” Sh.P.K. në Drelaj (Rugovë).

SERVISUES, OPERATOR PRODHIMI (X2) DHE MIRËMBAJTËS I OBORRIT DHE IMPIANTIT

I. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Servisues:

  • Bën montim dhe demontim të pajisjeve të ndryshme të prodhimit sipas kërkesës dhe në bashkëpunim me kompanitë e kontraktuara të mirëmbajtjes.
  • Bën diagnostikimin e dëmtimeve teknike, prishjeve dhe bën ndërrimin ose riparimin e tyre.
  • Shërben si urë lidhëse në mes të korporatës dhe kompanive të kontraktuara të mirëmbajtjes.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.
  • Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve e të ngjashme.
  • Përgatitë dhe nxjerr raporte të ndryshme lidhur me punën e tij apo raporte sipas kërkesave dhe nevojave të menaxhmentit.

II. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Operator prodhimi:

  • Ka përgjegjësi në operimin me Cip-in e para prodhimit (kadave) së bashku me operatorin e pranimit.
  • Ka përgjegjësi për kualitetin dhe sigurinë e gjysmë produktit dhe produktit përfundimtar.
  • Bën bartjen e bureve, pastrimin dhe dezinfektimin e tyre sipas udhëzimeve.
  • Së bashku me kryepunëtorin në prodhim bëjnë zënien e djathit, prerjen, përzierjen dhe zbrazjen e djathit nëpër kallëpe.
  • Ndihmon në regjistrimin dhe verifikimin e sasisë së litrave të procesuara për të dy linjat.
  • Identifikon problemet e brendshme në prodhim, i transmeton tek personi përgjegjës dhe njëkohësisht propozon zgjidhje dhe asiston në riparim.

III. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Mirëmbajtës i oborrit dhe impiantit:

  • Mirëmban oborrin dhe hapësirat e gjelbërta.
  • Organizon mbledhjen e mbeturinave nga koshat në kontejnerin kryesor.
  • Punon me pirunar dhe është përgjegjës për të.
  • Kontrollon dhe menaxhon funksionimin e impiantit (ngarkesat e cisternave) dhe po ashtu i evidenton ato.
  • Kohë pas kohe asiston në ngarkimin e cisternave me hirrë.

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale.
  • Të jetë banor i regjionit të Pejës.
  • Kurse për pozitën Servisues kriteret shtesë janë:
    • Preferohet diploma universitare në elektro, makineri ose në fusha të ngjashme.
    • Preferohet pune në servisim të pajisjeve të ndryshme.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
  • Të jenë të motivuar për punë.
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese.
  • T’i përshtaten orarit fleksibil të punës.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit.
  • Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 1 shkurt 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 867
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC