Korporata Rugove

Vozitës - Kategoria C, Liferues, Merchandiser, Ndihmës Depoist

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë dhe në depon tonë në Pejë.

VOZITËS KAT. C, LIFERUES, MERÇENDAIZER (x2) DHE NDIHMËS DEPOIST

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitat Liferues (Prishtinë) dhe Vozitës Kat. C (Pejë):

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës:
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato.
  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Merçendaizer (Prishtinë):

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Ndihmës Depoist (Pejë):

  • Ndihmon depoistin që të koordinojë dhe drejtojë punën në depo në baza ditore.
  • Bën pranimin e mallit nga fabrikat, përkatësisht ndihmon në ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
  • Mallin e pranuar/shkarkuar e kontrollon për nga sasia, cilësia dhe dëmtimi i tij dhe informon mbikëqyrësin në rast të ndonjë parregullsie.
  • Ndihmon liferuesin në ngarkim-shkarkimin e mallit.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.
  • E preferueshme të ketë përvojë pune në distribuim (shitje).
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për pozitën Vozitës Kat. C edhe patent shofer kategoria C.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
  • Të jenë të motivuar për punë.
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese.
  • T’i përshtaten orarit fleksibil të punës.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit.
  • Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 1 shkurt 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 3375
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC