Zyra e Kryeministrit

Kryetar, Anëtar (2) të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP)

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Zyra e Kryeministrit- Kancelarija  Premijera-Office Of The Prime Minister

 

Në mbështetje të  nenit 3 paragrafi 3  të  Ligjit nr.05/L-092 për ndryshimin dhe plotsimin e Ligjit nr.04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës i Plotsuar dhe Ndryshuar me Ligjin nr.04/L-237 dhe me Ligjin nr.05/L-068,

Zyra e Kryeministrit shpall:
KONKURS

Për përzgjedhjen e kryetarit dhe dy (2) anëtarve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).  Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas nenit 3 paragrafi 3 i Ligjit  nr.05/L-092 për ndryshimin dhe plotsimin e Ligjit nr.04/L-042 për Prokurimin Publik i propozon Kuvendit së paku dy(2) kandidate  për secilën pozitë të lirë për Anëtar të OSHP-së. 

Kualifikimet e nevojshme për  të  qenë  kandidat për Anëtar të  OSHP-së  janë si në vijim:

  1. të jetë shtetas i Kosovës;
  2. të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale ose të mos jetë i akuzuar për ndonjëvepër penale;
  3. të ketë të përfunduar provimin e jurisprudencës;
  4. të ketë së paku tre (3) vjet përvojë profesionale në njërën nga këto fusha: drejtësi,administratë publike, financa publike ose prokurim;
  5. të ketë aftësi për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, mevendosmëri dhe përgjegjshmëri.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për Anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), duhet të dorëzojnë këto dokumente.

  • CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë;
  • Letër motivimin;
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës);
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime  jo më të  vjetër se 6  muaj;
  • Shtetas i  Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i pozitës  në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretariatit  Koordinues të Qeverisë  në  Zyrën e  Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 101.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet, origjinalet mund të kërkohen nga komisioni përzgjedhës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 14 400.

Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (nga  data 12.01.2021 deri  26.01.2021).

Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqëësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë garë si  të emërueshëm , do të publikohen në uebfaqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet  se  është dhënë pëlqimi për publikim.

Do të konsiderohet se gjithashtu është dhënë pëlqimi për Projektin e Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve te Pavarura për të hyrë nga distanca dhe për të ruajtur përkohësisht dhe sigurt informatat për aplikimin dhe punën e vlerësimit të kandidatëve. Informatat e tilla do të fshihen përgjithmonë pasi të ketë përfunduar vlerësimi.

Shikime 1000
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC