NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita: Branch Manager

Vendi: Peja Branch

Lokacioni: Pejë

Data e Hapjes: 15.01.2021

Data e Mbylljes: 24.01.2021

Menaxheri i Degës është përgjegjës për administrimin dhe efikasitetin e aktiviteteve ditore në Degë, duke përfshirë operacionet, kreditimin, shitjen e produkteve/ shërbimeve, shërbimin ndaj klientit dhe sigurinë në përputhje me objektivat e bankës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të prezentoj në BKT-në në mënyrë profesionale në komunitetin ku operon Dega, të promovoj dhe shes produktet e bankës përmes takimeve të rregullta me klientët ekzistues dhe potencial.
  • Të ndërtoj raporte bashkëpunimi me institucionet publike vendore dhe të marr pjesë në aktivitetet përkatëse të organizuara prej tyre.
  • Të njoh shumë mirë konkurrencën e tregut për të identifikuar avantazhet apo disavantazhet e produkteve dhe shërbimeve të BKT, si dhe të bëj propozime për ndryshime të mundshme me qëllim për të maksimizuar rezultatet.
  • Të ndjek me përpikmëri të gjitha rregulloret e lidhura me punë dhe në përputhje me rrethanat të rregulloj aktivitetet e punës dhe të informoj personat përgjegjës në degë në lidhje me ndryshimet dhe zhvillimet e mundshme.
  • Të zbatoj kontrollet e nevojshme për të shmangur devijimet nga politikat, obektivat e përgjithshme dhe standardet e përcaktuara.
  • Të kryesoj Komitetin e Kredisë së Degës dhe të aprovoj kredi dhe transaksione të degës nën autoritetin e dhënë në përputhje me manualet, rregulloret dhe kufijtë e caktuar.
  • Të kujdeset që implementimi i kredisë të jetë në përputhje me miratimin e Komitetit të Kredisë.
  • Të ndjek të gjithë menaxhimin e procesit të kredive me probleme para dhe pas kalimit në procedurat ligjore.
  • Të arrijë objektivat e degës të miratuara nga Zyra Qendrore dhe të punoj drejt optimizimit të raportit të të ardhurave/ shpenzimeve në mënyrë që të arrihen rezultate maksimale.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi.
  • Minimum 3 vjet eksperiencë në pozitë menaxheriale.
  • Aftësi të mira komunikuese, koordinuese, prezantuese dhe bindëse.
  • Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Njohuri shumë të mira në sektorin bankar dhe në sistemin bankar.
  • Njohuri të mira në kompjuter.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në gjuhën Angleze:

https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/

Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al.

Të gjitha aplikaciont do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

Shikime 2114
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC