SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë - Pushime Dimërore

	 	 

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar t’I dërgojnë fëmijët në pushime dimërore (dy netë gjatë vikendit) për 8 familje me përafërsisht 58 persona ku përfshihen: fëmijë dhe staf mbikqyrës të ndarë në dy grupe.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim:

Grupi i parë 29 persona me datë 29, 30, 31 Janar 2021

Grupi i dytë 29 persona me datë 05, 06, 07 Shkurt 2021

Opsionale mund të jenë edhe datat: 12, 13, 14 Shkurt 2021 dhe 19, 20, 21 Shkurt 2021

Në ofertë duhet të përfshihet:

E premte: Dreka dhe Darka

E shtunë: Mëngjesi, Dreka dhe Darka

E diele: Mëngjesi

Qasja në mjete dhe pistë skijimi

Akomodim I sigurtë me ushqim cilësor

Për secilin grup na nevojitet kjo infrastrukturë për akomodim:

Grupi i pare:

SOS Familja I: 2 dhoma me gjithsej 8 shtretër

SOS Familja II: 1 dhomë me gjithsej 7 shtretër

SOS Familja III: 1 dhomë me gjithsej 6 shtretër

SOS Familja IV: 1 dhomë me gjithsej 6 shtretër

Për stafin: 1 dhomë me gjithsej 2 shtretër

Grupi i dytë:

SOS Familja V: 2 dhoma me gjithsej 8 shtretër

SOS Familja VI: 1 dhomë me gjithsej 6 shtretër

SOS Familja VII: 1 dhomë me gjithsej 6 shtretër

SOS Familja VIII: 1 dhomë me gjithsej 7 shtretër

Për stafin: 1 dhomë me gjithsej 2 shtretër

Hoteli të respektojë të gjitha masat parandaluese ndaj COVID-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë- Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit te biznesit/ NUI
  • Në ofertë duhet te ceken cmimet në euro pa tvsh për një person

Vlefshmëria e ofertës duhet të jete 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret për perzgjedhjen e ofertes më të mirë do të jenë si në vijim:

  1. Plotësimi i specifikacionit
  2. Qasja në mjete dhe pistë skijimi
  3. Pas plotësimit të kritereve - Çmimi më i lirë

Pagesa bëhet pas shërbimit të ofruar, sipas numrit të personave të akomoduar, përmes faturës së rregullt në xhirollogarinë bankare

Ofertat tuaj mund t’i dërgoni deri me daten 21.01.2021 në email adresën:

procurement1@soskosova.org

Shikime 473
Kategoria Të tjera
Skadon 3 ditë
Orari Contract
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC