ITD Prishtine Sh.P.K., shpall konkurs per:
Punonjës Servisi
Kualifimi dhe kërkesat për vendin e punës:
- Diplomë universitare, e preferueshme. Pranohen edhe kandidatët me arsimim të mesëm, por që plotësojnë kushtet perkatëse të punës së kërkuar.
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune në pozita të ngjashme, minimalisht dy (2) vite përvojë pune në riparimin e PC, Laptop-ëve, Tableta të tjera.
- Njohuri shumë të mira mbi pajisjet e Burimeve të ushqimit, Invertor, UPS.
- Njohuri shumë të mira mbi pajisjet e IT, Teknologjisë së Informacionit.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira komunikuese.
- Disponibilitet për të punuar jashtë orarit, në raste.
Detyrat dhe Pergjegjesitë:
- Diagnostifikon saktë defektet dhe riparon pajisjet elektronike.
- Njeh dhe zbaton me përpikmëri rregulloren mbi sigurimin teknik.
- Njeh dhe zbaton procedurat operacionale dhe instruksionet e punës në shërbimin e Servisit dhe kryen të gjitha veprimet për plotësimin e dokumentacionit përkatës së punës.
- Identifikon saktë pjesët me defekt që janë për ndërrim njëkohësisht e bënë reklamimin e tyre.
- Përcakton defektet e produkteve të paraqitura në servis apo on-site tek klienti.
- Eskalon problematikën që hasë gjatë kryerjes së shërbimit dhe kërkesat e klientit tek përgjegjësi, në varësi të llojit të problemit. i përgjigjet me shpejtësi dhe në mënyrë efikase situatave problematike.
- Bashkëpunon në mënyrë aktive me Përgjegjësin dhe me punonjësit e tjerë të stafit në raste nevoje.
- Respektim i detyrimeve të punës bazuar ne kontraten individuale.
Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:
- Orari i punës: orar i rregullt i punës.
- Pagë konkurruese në treg.
- 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.
- Transport të organizuar për punonjësit Prishtine - Kompani.
- Mundësi për zhvillim profesional.
Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si dhe dokumentacionin shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com
Konkursi ngelet i hapur deri më: 27.01.2021