Concentrix

Specialist i Mirëmbajtjes Teknike, punë nga shtëpia në Frëngjisht

	 	 

Job title:

Specialist i Mirëmbajtjes Teknike, punë nga shtëpia në Frëngjisht

Concentrix është një punëdhënës me portfolio shumë të  pasur ku kombinohet gjithçka që ju do të kërkonit nga puna juaj e re: dinamikë, punë në ekip, kreativitet dhe shumë të tjera! Pa marrë parasysh nëse jeni student, fillestar apo tashmë keni një profesion të rregulluar në fushën e tregtisë, financave ose në fushën teknike, pavarësisht nëse keni mundësi të punoni me orar të plotë ose të pjesshëm, ne mund t`ju ofrojnë zhvillim në një atmosferë të shëndetshme pune, duke ndërtuar së bashku një mjedis pozitiv në shërbimin e klientëve. Në zyrat tona punonjësit kujdesen për komunikimin e frytshëm me përdoruesit e fundit të partnerëve tanë me telefon, chat ose postë elektronike.

Mirë se vini në botën tonë virtuale! Concentrix digjitalizon gjithë procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes dhe ju ofron 100% online onboarding. Vendi juaj i ri i punës përsëri do të jetë në shtëpi, por ju do të punoni në mënyrë virtuale së bashku me stafin tuaj!

Në qoftë se dëshironi të kaloni bashkë me ne aventurën virtuale të përzgjedhjes dhe nëse dëshironi të dini cilat janë përfitimet e punës nga shtëpia dhe të punoni si “Specialist i Mirëmbajtjes Teknike” në shërbim të përdoruesve të fundit të klientëve tanë përmes mediave të ndryshme si telefon, email ose chat, atëherë ne po ju kërkojmë pikërisht ju.

Gjithçka që presim prej jush!

  • Shërbim të shkëlqyer të përdoruesve të fundit për të gjitha kazuset teknike dhe pyetjet për sa i përket produkteve që përdoren dhe shërbimeve të ofruara.
  • Analizim, konsultim, gjetje të zgjidhjes së duhur teknike për çdo rast të veçantë dhe sigurim të informacionit të detajuar lidhur me procesin përkatës, riparimin ose hapat e mëtejshëm.
  • Dokumentim dhe monitorim i proceseve të defekteve dhe i konsultimit të dhënë.
  • Sigurim të informacionit të nevojshëm për të gjitha produktet dhe promovimet e reja.

Ju keni aftësitë e nevojshme që ne po kërkojmë!

  • Aftësi të mira komunikimi dhe Frëngjisht të shkëlqyer me shkrim dhe të folur
  • Nivel të mirë të Anglishtes
  • Arsim të mesëm të përfunduar në fushën e teknologjive
  • Aftësi për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për çdo problem që mund të dalë
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
  • Fleksibilitet dhe qëndrim pozitiv

Concentrix ju ofron!

  • Punë në distancë nga shtëpia, duke siguruar dhe garantuar një mjedis të shëndetshëm
  • Orar fleksibël pune, duke siguruar një ekuilibër të mirë midis punës dhe kohës së lirë.
  • Shpërblim atraktiv pune

Nëse jeni të interesuar, aplikoni në linkun e dhënë. Aplikimi juaj do të vijë direkt tek ne përmes platformës sonë.

Aplikoni këtu: https://cnx.wd1.myworkdayjobs.com/external_bulgaria/job/DEU-Work-at-Home/Specialist-i-Mirmbajtjes-Teknike--pun-nga-shtpia-n-Frngjisht_R1185275

Shikime 774
Kategoria Telekomunikim
Skadon 12 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC