Concentrix

Specialist i Shërbimit të Klientit nga shtëpia në Spanjisht

	 	 

Job title:

Specialist i Shërbimit të Klientit nga shtëpia në Spanjisht

Concentrix është një punëdhënës me portfolio shumë të  pasur ku  kombinohet gjithçka që ju do të kërkonit nga puna juaj e re: dinamikë, punë në ekip, kreativitet dhe shumë të tjera! Pa marrë parasysh nëse jeni student, fillestar apo tashmë keni një profesion të rregulluar në fushën e tregtisë, financave ose në fushën teknike, pavarësisht nëse keni mundësi të punoni me orar të plotë ose të pjesshëm, ne mund t`ju ofrojnë zhvillim në një atmosferë të shëndetshme pune, duke ndërtuar së bashku një atmosferë pozitive në shërbimin e klientëve. Në zyrat tona punonjësit kujdesen për komunikimin e frytshëm me përdoruesit e fundit të partnerëve tanë me telefon, chat ose postë elektronike.

Mirë se vini në botën tonë virtuale! Concentrix digjitalizon gjithë procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes dhe ju ofron 100% online onboarding. Vendi juaj i ri i punës persëri do të jetë në shtëpi, por ju do të punoni në mënyrë virtuale së bashku me stafin tuaj!

Në qoftë se dëshironi të kaloni bashkë me ne aventurën virtuale të përzgjedhjes dhe nëse dëshironi të dini cilat janë përfitimet e punës nga shtëpia dhe të punoni si “Specialist i Shërbimit të Klientit” përmes mediave të ndryshme si telefon, email ose chat, atëherë ne po ju kërkojmë pikërisht ju.

Gjithçka që presim prej jush!

  • Shërbim të shkëlqyer të përdoruesve të fundit për të gjitha pyetjet dhe shërbimet e ofruara
  • Gjetja të zgjidhjes së duhur për çdo problem të veçantë.
  • Sigurim të informacionit të nevojshëm për të gjitha produktet dhe promovimet e reja.

Ju keni aftësitë e nevojshme që ne po kërkojmë!

  • Aftësi të mira komunikimi dhe Spanjisht të shkëlqyer me shkrim dhe të folur
  • Nivel të mirë të Anglishtes
  • Arsim të mesëm të përfunduar
  • Aftësi për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për çdo problem që mund të dalë
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
  • Fleksibilitet dhe qëndrim pozitiv

Concentrix ju ofron!

  • Punë në distancë nga shtëpia, duke siguruar dhe garantuar një mjedis të shëndetshëm
  • Orar fleksibël pune, duke siguruar një ekuilibër të mirë midis punës dhe kohës së lirë.
  • Shpërblim atraktiv pune

Nëse jeni të interesuar, aplikoni në linkun e dhënë. Aplikimi juaj do të vijë direkt tek ne përmes platformës sonë.

Aplikoni këtu: https://cnx.wd1.myworkdayjobs.com/external_bulgaria/job/DEU-Work-at-Home/Specialist-i-Shrbimit-t-Klientit-nga-shtpia-n-Spanjisht_R1185262

Shikime 874
Kategoria Telekomunikim
Skadon 16 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC