Pozita e punës: Dizajner/e Vizual & UI/UX
Date: 07 Janar 2021
www.mayune.com
Rreth Mayune:
Ne jemi një Studio e Dizajnit dhe Produksionit i cili punon kryesisht me Kompanitë e Teknologjisë, Startups dhe Kompanitë e Produkteve në: Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ofruar shërbime si:
- User Interface/User Experience (UI/UX) Design
- Dizajnim dhe Zhvillim te Uebfaqeve
- Dizajnimi i Produktëve
- Pitch Decks dhe Prezantimet e Korporatave
- E-learning Video Production
- Zhvillimi i Strategjisë së Kontentit dhe Identitetit të Korporatave
- Videografi, Motion Graphics, Photography/Photo Retouching
- Konsulentë për Media
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth punës sonë, ju lutem shikoni faqen tonë: https://www.mayune.com
Aktualisht jemi në një pikë rritjeje të kompanisë sonë dhe po kërkojmë zgjerimin e ekipit tonë profesional të vendosur në Prishtinë, Kosovë.
Orari i punës është prej 08:00 – 16:00 Hënë – Premte.
Për shkak të situatës me pandemi, jemi të hapur të pranojmë aplikime për të interesuarit të cilët dëshirojnë të punojnë remote, për këtë, ju lutem cekni në email.
Përgjegjësitë:
- UX Design: marrja e projektit nga fillimi, krijimi i diagrameve të rrjedhës së përdoruesit, wireframes/prototyping, organizimi i informacioneve
- UI Design: shndërrimi i wireframes/prototyping në skema vizuale mahnitëse, duke punuar ngushtë me ekipin tonë të zhvillimit.
- Kërkesa të vazhdueshme për dizajn: ne punojmë me shumë klientë, përderisa projektet tona janë zakonisht angazhime afatgjata, ju duhet të jeni të aftë të merrni mini-detyra, projekte dhe ti dorëzoni në kohën e duhur.
- Gjithçka tjetër: ne gjithashtu kemi një departament të produksionit dhe podcast dhe do të kemi nevojë për dizajnim të ndryshme sa I përket video-projekteve.
Kërkesat
- Përvoj pune në dizajnim UI/UX & Vizual
- Portfolio të dizajnëve
- Njohuri në: Figma (or Sketch/Adobe XD), Adobe Illustrator/Photoshop
- Bashkëpunimi në ekip; aftësi të mira komunikimi për të bashkëpunuar
- Aftësi të mira të menaxhimit të kohës
- Të gatshëm për të mësuar dhe të hapur për kritikë
- Të adaptueshëm dhe të aftë për të evoluar vazhdimisht, për të mësuar aftësi të reja, dhe për të qëndruar në azhurnim me trendët aktuale.
- Asistoni në trajnimin e bashkëpunëtorëve me aftësi më pak të avancuara
- Aftësi të përpikta, të mira komunikimi/ndërpersonale
Si të aplikoni:
Dërgoni Portfolin tuaj (online ose PDF) dhe CV-në në jobs@mayune.com
Ne do t’ju kontaktojmë pavarësisht nga vendimi ynë, ne e vlerësojmë kohë tuaj dhe presim të dëgjojmë nga ju.
Afati I fundit për aplikim: 27 Janar 2021