Kompania Ujësjellësi Rajonal

Vende të lira të punës (34)

	 	 

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU  „Prishtina“ sh.a. – Prishtinë, publikon:

K O N K U R S     P U B L I K

Për plotësimin e vendeve të lira të punës në  Kompani

  1. Dy (2) Inxhinier të Hidroteknikës,  
  2. Dy (2) Arkatar në pikat e inkasimit për zonën e veprimit të Kompanisë,
  3. Dy (2) Teknik të elektros – elektricista,
  4. Pesë (5) Operator të Pompave për zonën e veprimit të Kompanisë,
  5. Tre (3) Kimist Laborant për zonën e veprimit të Kompanisë,
  6. Shtatë  (7) Ujëinstalues për zonën e veprimit të Kompanisë,
  7. Nëntë (9) Punëtor fizik për zonën e veprimit të Kompanisë,
  8. Tre (3) Pastrues për zonën e veprimit të Kompanisë.
  9. Një (1) Nëpunës në Qëndren e thirrjeve.

Kushtet :

Për kryerjen e këtyre punëve, përveç kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të kenë:

Për pikën 1: Kandidatët duhet të kenë: - Fakultetin e  Ndërtimtarisë - drejtimi hidroteknik, sistemi pesë vjeçar apo Master Shkencor (MSc), së paku 2 (dy)  vite përvojë pune, ne menaxhim  te projekteve (ndërtim të sistemeve të furnizimi me ujë dhe kanalizim), njohje të softuerëve profesionale, njohja e gjuhës angleze është me përparësi.

Për pikën 2: Kandidatët duhet të kenë: Përgaditjen e mesme shkollore;   së paku 1 (një) vit përvojë pune;  aftsi të mira për komunikim me konsumator.

Për pikën 3: Kandidatët duhet të kenë: - Pregaditje te mesme teknike - Elektroteknikë, së paku 1 (një) vite përvojë pune,  patentin për shofer kategoria “B”

Për pikën 4: Kandidatët duhet të kenë: - Pregaditje te mesme teknike, Elektro ose makinieri, së paku 1 (një) vite përvojë pune,  patentin për shofer kategoria “B”

Për pikën 5: Kandidatët duhet të kenë: - Përgatitje te mesme teknike,  drejtimi kimi - teknologji,   - së paku 1 (një) vit  përvojë pune,  - njohuri në teknologjinë e trajtimit të ujit të pijes.

Për pikën 6: Kandidatët duhet të kenë:  -  Përgatitjen e mesme  teknike, drejtimi instalues i ujit apo trajnime profesionale dhe certifikime shtese ne fushen e Hidro Instalimeve, - së paku 1 (një) vite  përvojë pune, - njohuri në sisteme te instalimeve te ujit, - patentin për shofer kategoria “B”,  përparësi do të kenë kandidatët e  certifikuar në sisteme të ujësjellësit, saldime apo fusha tjera relevante

Për pikën 7: Kandidatët duhet të kenë: - Përgaditjen fillore apo të mesme  shkollore; aftësi të mira  fizike dhe shendetsore;   - vullnet të mirë për këto punë.

Për pikën 8: Kandidatët duhet të kenë: - Përgaditjen fillore apo të mesme  shkollore; aftësi të mira  fizike dhe shendetsore;   - vullnet të mirë për këto punë.

Për pikën 9: Kandidati duhet të ketë: Përgaditjen e mesme shkollore;   së paku 1 (një) vit përvojë pune;  aftsi të mira për komunikim me konsumator.

Punët dhe detyrat e punës: Sipas Rregullorës për   Përshkrimit të punëve dhe detyrave.

Orari i punës:  Puna me orar të plotë.

Paga mujore: Sipas Rregullores.

Kohëzgjatja e kontratës:  Kohë të pacaktuar, me  një periudhë të punës provuese prej 6 muajsh.

Inkurajojmë pjesëtarët e komunitetit joshumicë që të aplikojnë në Konkursin e publikuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • diploma e përgaditjës shkollore;
  • kopja e letërnjoftimit;
  • çërtifikata e lindjes;
  • vërtetimi i përvojës së punës (ku është kërkuar);
  • Cërtifikata që nuk është nën hetime më e re se 6 muaj;

Procedura për aplikim: Aplikacioni merret në  Kompani ose në web-faqën e    Kompanisë,  të njëjtit i bashkëngjiten  fotokopjet e dokumenteve personale dhe dokumentacioni tjetër të kërkuar sipas Konkursit dhe  dërgohen në adresën KRU „Prishtina“ sh.a. në Prishtinë, Rr. „Hazir Shala“ nr.4., në zyrën nr. 44,  më së voni deri me datën 18.01.2021 në ora 16.00.

Vërejtje: Kërkesat e kandidatëve me dokumente të pakompletuara, do të refuzohen ndersa ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. Dokumentacioni i dorëzuar përmes postës pranohen brenda afatit prej 72 orësh pas mbylljës se konkursit.

Dokumentacioni pranohet në kopje dhe nuk u kthehet kandidatëve.

Shikime 5484
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC