
NJOFTIM PUNE
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.
Pozicioni: Zyrtar Ligjor
Departamenti: Administratë
Lokacioni: Drenas, Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit juridik-ligjor në Zyrën Ligjore
- Hartimi i drafteve të parashtresave dhe shkresave të ndryshme për institucione dhe nevoja të brendshme të kompanisë
- Mbështet aktivitetet e Zyrës Ligjore në shqyrtimin dhe hartimin e politikave dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë
- Hartimin e analizave dhe mendimeve ligjore
- Përpilimi, analizimi dhe komentimi i kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve tjera të kompanisë duke u bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës
- Merr pjesë në komisionet e brendshme profesionale
- Monitoron dhe analizon ndryshimet ligjore me ndikim në veprimtarinë e NewCo Ferronikelit
- Përgatitja e raporteve të ndryshme për punën e Zyrtarit për çështje ligjore si dhe nevojat tjera të Zyrës Ligjore apo kompanisë
- Ruajtja, sistemimi dhe mirëmbajtja e dokumenteve që i përkasin zyrës ligjore
- Zbaton planet vepruese të përcaktuara nga përgjegjësi
- Realizon detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas nevojës
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diploma Universitare nga Fakulteti Juridik
- Të ketë së paku 3-4 vite përvojë pune profesionale
- Njohuri tё shkëlqyeshme të çështjeve ligjore dhe rregullative
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim
- Shkathtësi të mira komunikuese
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve të MS Office
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe në teren
Kushtet e punës:
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri me 20.01.2021, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Zyrtar Ligjor”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.
