Kompania Oxa-Group me seli në Ferizaj ka hapur konkurs për Agjent të Shitjes:
Pozita: Agjent i shitjes (Komercialist) - 3 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Promovon produktet e kompanisë dhe realizon shitjen e tyre;
- Në kuadër të territorit të paracaktuar, performon vizita të rregullta tek klientët, realizon mbledhjen e porosive të reja dhe i vendos ato tek kompania;
- Hulumton dhe analizon tregun për klientë të rinj në mënyrë që të rrisë prezencën e produkteve të kompanisë, në nivel vendi;
- Koordinon aktivitetet me kompaninë dhe siguron që artikujt të dorëzohen tek klienti sipas afatit të dakorduar me klientin;
- Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes;
- Monitoron konkurrencën, vlerëson impaktin, dhe raporton të gjeturat tek Menaxhmenti i kompanisë;
- Në vazhdimësi hulumton tregun lidhur me çmimet e materialeve me qëllim të rritjes së efiqiencës në prodhim;
- Mirëmban raportet me klientët dhe promovon qasje pozitive;
- Përpilon dhe harton raporte të ndryshme ditore/javore lidhur me aktivitetet e shitjes dhe rritjes së prezencës së produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues/të rinj.
Kushtet për aplikim :
- Të ketë të mbaruar së paku shkollën e mesme, diploma universitare në fushat relevante do të konsiderohet përparësi;
- Të ketë përvoje relevante pune në fushën përkatëse (fusha komerciale);
- Patentë-shoferi: Kategoria "B" - të këtë një rekord të pastër të ngasjes;
- Të ketë nivel të shkëlqyeshëm të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve tjera të huaja konsiderohet përparësi;
- Kandidatët preferohen të jenë nga Komuna Ferizajt apo rrethina.
Aftësitë dhe shkathtësitë
- Të ketë aftësi të larta komunikimi, si në të folur, ashtu dhe në të shkruar;
- Të ketë aftësi të larta organizative dhe pune nën presion;
- Të ketë aftësi të mira koordinimi dhe pune në ekip;
- Qasje pro-aktive me fokus në zgjidhje të problemit.
Çka ofron kompania:
- Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi ;
- Mundësi avancimi në karrierë;
- Pagë konkurruese;
- Shujtë ditore.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV në adresën elektronike: hr@oxa-group.com duke cekur pozitën për të cilën aplikoni në subjekt.
Afati i fundit për aplikim 15 Janar 2021.