
Pozita: Customer Service Agent me dialekt Zvicërran
Gjuha: Gjermane (dialekti i Zvicrres)
Orari: Orari i plotë
Detyrat tuaja:
- Përkrah dhe këshillon klientët duke u përgjigjur në pyetjet e tyre (inbound, pranim I thirrjeve)
- Informon dhe këshillon rreth produkteve dhe shërbimeve.
- Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
- Menaxhon dhe dokumenton me kujdes veprimet dhe proceset.
- Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti për të shërbyer mirë, këmbëngulësia dhe shumë të tjera.
- Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë.
Profili i kërkuar:
- Komunikon rrjedhshëm në gjuhën gjermane, në të folur dhe shkruar.
- Obligative është dialekti i Zvicrres.
- Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
- Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
- Identifikon mundësi të përmirësimit, që e rrisin dukshëm kënaqësinë e klientit.
- Ke përvojë në komunikim me klientë përmes telefonit;
- Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
Si të aplikoni?
Aplikoni duke klikuar më poshtë dhe mbushur formularin. Afati i fundit për aplikim është data 20 Janar 2021.
